Komisioni Evropian (KE) e ka vlerësuar Kosovën si vend “në fazë të hershme të përgatitjes në fushën e arsimit dhe kulturës, me progres të limituar dhe nevojë për përmirësim të konsiderueshëm”.
Në Raportin e Vendit për Kosovën, të këtij institucioni të Bashkimit Evropian (BE), thuhet se niveli i vijimit të shkollimit fillor (klasat 1-5) dhe të mesëm të ulët (kasat 6-9) arrin një shkallë “pothuajse universale” 95.6 për qind, ndërsa ai i mesëm i lartë qëndron në një shkallë mesatare prej 85 për qind.
Por, ky raport shpreh shqetësim për “numrin shumë të ulët” të fëmijëve deri në pesë vjeç, të regjistruar në institucionet e arsimit parashkollor.
“Numri i fëmijëve të moshës zero deri në pesë vjeç të regjistruar në institucionet e licencuara të arsimit parashkollor mbetet shumë i ulët (4.9 për qind)”, thuhet në raportin e KE-së.
Ndërsa, në arsimin parafillor – grupmoshat pesë deri në gjashtë vjeç – sipas raportit, janë të përshirë 92.4 për qind e fëmijëve. Por, në përgjithësi në arsimin parashkollor dhe parafillor, ku bëjnë pjesë grupmoshat deri në gjashtë vjeç (0-6 vjeç), janë të regjistruar 19.1 për qind e fëmijëve.
Komisioni Evropian vlerëson se shifrat e regjistrimit, të fëmijëve në arsimin parashkollor dhe parafillor (0-6 vjeç), janë ende shumë larg objektivave.
“Kosova ka vazhduar të investojë në mjediset publike të kujdesit ndaj fëmijëve, por shkalla e regjistrimit nuk është rritur ndjeshëm. Shumë fëmijë janë pjesë e institucioneve private të kujdesit për fëmijë, përshirë institucionet parashkollore private, veçanërisht në kryeqytet (Prishtinë). Shkalla e regjistrimit është ende shumë larg objektivave të edukimit dhe trajnimit prej 95 për qind deri në vitin 2020”, theksohet në raport.
Në raportin e “Statistikave të arsimit, 2018-19”, të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), i publikuar javën e kaluar, thuhet se numri i fëmijëve të përfshirë në arsimin parashkollor (0-5 vjeç), në institucionet publike, është katër mijë e nëntëdhjetenëntë (4.099).
Ndërsa, numri i fëmijëve të regjistruar në arsimin parafillor (5-6 vjeç), është njëzet e dy mijë e pesëdhjetenjë (22 051).
Sipas raportit të ASK-së, numri i institucioneve parashkollore/çerdheve publike në tërë Republikën e Kosovës është dyzet e tre (43). Prishtina ka numrin më të madh të tyre, tetë (8) sosh, nga pesë (5) i kanë Gjakova e Istogu, pastaj Gjilani katër (4), Ferizaj e Drenasi nga dy (2), ndërsa pjesa dërmuese e komunave tjera kanë vetëm nga një çerdhe publike. Por, të tjera komuna si Prizreni, Dragashi, Deçani, Hani i Elezit e të tjera, nuk kanë fare çerdhe publike.
Rinor Qehaja, drejtor në Institutin për Studime të Arsimit “EdGuard”, thotë për Radion Evropa e Lirë, se statistikat e paraqitura në raportin e Komisionit Evropian janë shqetësuese.
Sipas tij, Ministria e Arsimit duhet t’i rishikojë prioritetet, duke u fokusuar në investimet për përmirësimin e gjendjes në arsimin parashkollor dhe parafillor.
“Statistikat për arsimin parashkollor dhe parafillor janë shqetësuese dhe mbi të gjitha dëshmojnë neglizhencën totale nga institucionet e vendit kundrejt përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm. Investimi në edukimin e parashkollor paraqet prioritet të agjendës evropiane, ndërkohë që mungon në planin e Qeverisë për arsimin”.
“Prioritet duket të jetë ai i hapjes së shkollave të reja, më shumë për përftime politike, sesa që paraqesin diçka në përputhje me projeksione të popullsisë, kjo bëhet më shqetësuese kur investimet në institucione parashkollore ende janë shumë periferike në agjendat e partive politikë”, thekson Qehaja.
Qehaja vlerëson se në shumë nga institucionet parashkollore ekzistuese, pos kushteve infrastrukturore, mungon edhe cilësia e edukimit dhe përkushtimit.
“Rikujtoj që përfshirja më e madhe e fëmijëve në institucionet parashkollore ka implikime pozitive socio-ekonomike për familjet tona, në veçanti në punësimin e grave. Nga ana tjetër, përtej veç hapësirës, në shumë institucione parashkollore ka mungesa në infrastrukturë përcjellëse, kushte dhe ambient të mirë për fëmijët”.
“Shumë institucione parashkollore janë të mbipopulluara, kur proporcioni fëmijë-edukatorë shkon deri në 17 me 1, kjo gjithherë në kushte të mungesës së materialeve didaktike, që për këto grup mosha është jetike. Si rezultat i kësaj situate, në shumicën e institucioneve parashkollore edukimi për këto grupmosha është tkurrur në përkujdesje ditore sesa përkushtim në edukim të mirëfilltë të fëmijëve”, shton Qehaja.
Edhe në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), pranojnë ngecjet e mëdha në përfshirjen e fëmijëve në arsimin e hershëm.
Zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ministria është duke punuar në Projektligjin për arsimin e hershëm, si një prej hapave për përmirësimin e gjendjes.
“Është e vërtetë që ende jemi larg me standardet ndërkombëtare lidhur me përfshirjen e fëmijëve në çerdhe (zero deri në pesë vjeç), mirëpo Ministria e Arsimit është duke bërë përpjekje të ofrojë mundësi dhe hapësira të mjaftueshme për të zbutur ose realizuar këtë sipas PSAK-ut (Plani Strategjik për Arsim në Kosovë). Ndërsa, sa i përket arsimit parafillor (5-6 vjeç) jemi me realizim të planit rreth 92.4 për qind, do të thotë numri i përfshirjes po shkon duke u rritur pothuajse në të gjitha shkollat”, thotë zëvendësministri Sahiti.
Duke folur për politikat e Ministrisë së Arsimit për përmirësimin e gjendjes, zëvendësministri Sahiti thotë se janë në proces të ndërtimit dhe kontraktimit për ndërtim të çerdheve publike, në rreth pesëmbëdhjetë (15) komuna.
“Rreth politikave, me të cilat Ministria e Arsimit mendon të mbulojë në të ardhmen këtë fushë, në ndërtim e sipër prej vitit 2014 dhe 2016, që kanë filluar, janë gjashtë çerdhe nga IPA, dy janë në bashkëpunim, MASHT-i me IPA-n, dy me buxhet të Kosovës. Me IPA 2016 janë në proces të punimit të projekt-dizajneve 6 çerdhe: në Prishtinë, në Pejë (Vitomiricë), në Skenderaj, në Gjilan, në Drenas, në Obiliq”.
“Ndërsa, (me financim) nga MASHT-i në bashkëpunim me IPA, janë dy çerdhe: në Kaçanik dhe në Shtime. Me buxhet të Kosovës janë duke u ndërtuar çerdhja në Rahovec dhe një tjetër në Prishtinë. Në proces të ndërtimit është çerdhja në Prizren. Ndërsa në proces të kontraktimit nga MASHT-i janë çerdhet në Klinë, në Istog, në Suharekë, në Prizren dhe në proces të përgatitjes çerdhja në Prishtinë. Do të thotë këto janë perspektivat në të ardhmen që mendojmë me çerdhe publike,” thekson ai.
Sipas zëvendësministrit Sahiti, me buxhet të komunave janë duke u ndërtuar çerdhe publike në Vushtrri, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë dhe Prizren.
Sahiti tha se, pos 43 institucioneve parashkollore publike, në Kosovë janë të licencuara edhe 84 institucione private. Sipas tij, institucionet private nuk janë pjesë e këtyre statistikave për numrin e fëmijëve në institucione të arsimit parashkollor, duke shtuar se përfshirja tyre do të rriste përqindjen e fëmijëve që ndjekin në këtë nivel të arsimit.
Lidhur me këtë, Komisioni Evropian vlerëson se të dhënat e ofruara nga institucionet nuk janë të besueshme e as të plota.
“Të dhënat e ofruara deri tani nga institucionet nuk janë të besueshme, jo lehtësisht të arritshme dhe nuk llogarisin një numër të madh të institucioneve parashkollore private”, shkruan në raportin e këtij institucioni të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja, beson se monitorimi jo i mjaftueshëm i çerdheve private, krijon mosbesueshmëri edhe sa i përket numrit të fëmijëve në to.
“Kjo situatë bëhet më e vështirë pasi që kemi mungesë të statistikave të besueshme për prezencë të fëmijëve në institucionet parashkollore private. Pra, prapë kjo ngelet përgjegjësi e MASHT-it që nuk e monitoron sa duhet dhe nuk ka të dhëna të sakta për këto institucione”, shton Qehaja.
Megjithatë, sipas zëvendësministrit Sahiti,“nuk mund të konstatohet se ka shkelje” të tilla, që lidhen me mashtrim rreth numrit të fëmijëve në institucionet parashkollore private.
Përmirësimi i mundësisë së qasjes në arsimin parashkollor cilësor, është një nga rekomandimet e pa-adresuara nga institucionet vendore, që është përsëritur edhe në këtë Raport të Vendit të Komisionit Evropian për Kosovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje