Mbi 11 kilogram lëndë narkotike janë gjetur në shkollat e Kosovës, vetëm gjatë pesë mujorit të parë të këtij viti. Kështu bënë të ditur policia e Kosovës.
Për sanimin e këtij problemi qeveria ka krijuar taskë forcë për sigurinë në shkolla, si dhe kundër narkotikëve. Këtij vendimi të qeverisë, i janë gëzuar këshilli i prindërve.
Në periudhën kohore prej 01.01.2019 deri 31.05.2019, janë konfiskuar 11 kg e 326.11 gr Marihuana në afërsi të objektit të shkollave. Kështu bën të ditur Polica e Kosovës, përmes një përgjigje elektronike.
“Brenda pesë mujorit të parë të këtij viti, janë konfiskuar 8.91 gr – Marihuana brenda objekteve te shkollave, 17.56 gr – Marihuana në oborre te shkollave, 3.6 gr – Marihuana jashtë oborreve te shkollave, 11 kg 296.09 gr – Marihuana në perimetrin e zonës 350 m dhe jashtë perimetrit te sigurisë se shkollave, 1.09 gr Heroin, 1.31 gr Kokaine. Ndërsa ka pasur edhe konfiskime të tjera, si 799.5 euro, 2 arme, 6 thika, 8 fishek, 1 veture, 14 dëshmi tjera si grinder, rizlla, telefona, peshore etj.”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Për t’i luftuar këto fenomene, Qeveria e Kosovës të martën ka aprovuar propozim-vendimin për fillimin e fushatës kundër përdorimit të narkotikëve dhe formimi i task forcës kundër narkotikëve dhe siguri në shkolla.
Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, thotë se iniciativa e Qeverisë është shumë e qëlluar, pasi sipas tij, siguria në shkolla po cenohet nga narkotikët.
“Është një lajm i mirë, pasi me të vërtet siguria në shkolla është e cenueshme. Në rend të parë që e cenon këtë siguri është përdorimi i narkotikëve sidomos në komunat urbane. Kjo është një shqetësim shumë i madh”, tha për RTV Dukagjinin Ymret Reshiti.
Shefi i task forcës është emëruar, Avdullah Hasani ndërsa zëvendës shef për çështje operacionale ka emëruar drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025