Djepat për fëmijë kanë qenë prezent pothuajse në çdo shtëpi kosovare. Ata kanë janë prodhuar me shekuj nga zdrukthëtaret, e sidomos nga ata të qytetit të Gjakovës.
Ai që dallon për nga mënyra e prodhimit, është edhe djep punuesi Ruzhdi Qarri, i cili me vizatimet e shumta e me dizajne të ndryshme, paraqet edhe mjeshtërinë e rrallë të tij.
“Jam i profesionalizuar për punimin e djepave. E kam traditë familjare. Mundohem t’i punoj në mënyrën sa më të mirë, më perfektë. Nuk kam guxuar të luaj sidomos me dizajnët, kam qenë shumë i kujdesshëm. Punoj edhe djepa të vegjël për fëmijë. Vajzat i preferojnë ti vendosin aty kukullat e tyre. Në çdo zanat ka përgjegjësi. Ndjejë kënaqësi pasi e kam si hobi këtë profesion. Për të dizajnuar një djep më nevojiten 10-12 orë. Më i ri ndoshta e kam punuar më shpejt”, thotë për RTV Dukagjinin, Ruzhdi Qarri.
Ishte vetëm 12 vjeçar kur kishte filluar këtë zanat, për t’i dalë në ndihmë atëkohë babait të tij, për të mos u ndalur më edhe pas 59 viteve. Ai ka thënë se para se të fillojë si djep punues, fillimisht ka ndërtuar kuti nga druri të njohura si kuti-gji, të cilat kanë shërbyer për mbajtjen e miellit e gjësendeve të ndryshme.
“Kutigjinjët kanë qenë të organizuar në grupe. Varësisht sa janë shitë gjatë ditës së pazarit, shoqata ka bërë kërkesë për prodhim. Për objektet e shitura gjatë javës, kuti-gjinjtë i kanë ndarë paratë në mënyrë proporcionale në fillim të javës pasuese”, tregon më tej Ruzhdi Qarri, përcjell Telegrafi.
69 vjeçari, Ruzhdi Qarri, ka thënë se sot kërkesat për mësimin e kësaj zeje zeje janë janë shumë të vogla, sidomos nga të rinjtë.
“Është zanat në zhdukje e sipër sikur shumë zeje tjera. Në Gjakovë kemi mbetur unë dhe një koleg tjetër që punon saraç”, tregon më tej Ruzhdi Qarri.
Djepat me ngjyra e madhësi të ndryshme, të cilët ishin të ekspozuara në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, i jepnin vendit një pamje impresionuese, duke shuar kështu kureshtjen e shumë kalimtarëve, të cilët kthenin kokën nga ta, por sipas Ruzhdi Qarrit nuk po shiten si dikur./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025