LAJMI I FUNDIT:

Naim Maloku shtrohet në spital

Naim Maloku shtrohet në spital

Naim Maloku, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh këshilltar i kryeministrit, Ramush Haradinaj, është shtruar në spital.

Në bazë të pamjeve që i ka publikuar i biri i tij, Migjeni, ai duket në gjendje të rëndë, shkruan AktivPress. Migjeni është lutur që kjo të jetë e kaluar.


“Sikur shumë beteja në jetën tënde, edhe kjo qoftë e kalume baba jem”, ka shkruar Migjeni në llogarinë e tij në Facebook.

Naim Maloku, ka qenë i shtrirë në spital në Slloveni edhe muaj më parë.

Ai pati refuzuar të marrë mbështetje nga Qeveria për shërimin e tij.

Vetë kryeministri Haradinaj, pati treguar për këtë gjest të Malokut.

Arsyetimi i ushtarakut ka qenë se “parat janë të popullit të Kosovës dhe se i dhimbset”.

Muajin e kaluar Haradinaj e emëroi si këshilltar. Po atë ditë, ai e nderoi Malokun me Medaljen “Gjergj Kastriotit-Skënderbeu”.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori