Vepra më e fundit e artistit Sislej Xhafa, ka tërhequr vëmendjen e kritikës. Fotoja e një 80-vjeçari kubanez, në derën e një dyqani të improvizuar brenda hapësirës së Panairit të madh të Artit në Basel, shoqëron pothuajse të gjitha shkrimet për këtë ngjarje të rëndësishme të artit pamor.
Emri i tij është Raúl Postillo Zamá. “New York Times” e fokuson portretin e burrit të moshuar nga Havana që mban në duar një cigare. “Ovid Solitude” quhet puna me të cilën artisti prezantohet në Basel, në kuadër te ekspozitës “Unlimited”. Në qendër është një i moshuar nga Kuba i cili duket se ka marrë me vete në këtë event, dyqanin e tij ku çdo ditë shet vezë.
Kjo metaforë e artistit shqiptar është provokimi më i bukur në këto kohë të trazuara të ekonomisë dhe politikës. Për të qenë në Bazel, shitësit të vezës i është dashur të marrë vizë. I gjithë ky proces është shoqëruar me një sërë dokumentesh të cilat i ka marrë me vete.
“Projekti fokusohet në çështjet e ndarjeve, mureve, kufijve”, shprehet Lorenzo Fiaschi, drejtor i Galleria Continua e cila edhe e përfaqëson Xhafën si artist…
“Unlimited” vizitohet çdo vit 95 mijë njerëz nga mbarë bota, pasi ofron artistët më në zë të momentit dhe punët e tyre provokuese.
Xhafa është i njohur për provokimet artistike, duke e parë gjithnjë artin si një komunikim me mediume më të mëdha sidomos politike.
Shitësi i vezëve nga Kuba, është ndoshta gjetja më interesante këtë vit në Bazel, duke mbartur dhe qëllimin e artit, nevojën për reflektim. /Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'