LAJMI I FUNDIT:

Tenisti më i pasur në histori vjen nga Rumania: Ai ka 35 fëmijë dhe ka fituar vetëm një titull

Tenisti më i pasur në histori vjen nga Rumania: Ai ka 35 fëmijë dhe ka fituar vetëm një titull

Rafael Nadal gjatë ditëve të kaluara e fitoi titullin e 12 në karrierë në Roland Garros, ku gjithashtu arkëtoi një shtesë prej 2.25 milionëve, ku tani llogaritet se ka pasur prej 160 milionë eurove.

Por, tenisti më i pasur aktiv është zvicerani, Roger Federer që vlerësohet se ka pasuri prej 400 milionë eurove.


Sidoqoftë, edhe po t’i bashkojnë pasuritë e tyre të gjithë lojtarët aktiv të tenisit, ata nuk mund t’i vijnë as afër lojtarit më të pasur të tenisit në histori.

Ion dhe Boris Becker

Ky është Ion Tiriac, një ish- tenisit rumun, i cili kishte karrierë mesatare, por pa marrë parasysh kësaj, ai zotëron një pasuri prej rreth një miliardë e gjysmë eurove.

Sigurisht, pasurinë nuk e krijoj nga tenisi pasi që gjatë gjithë karrierës triumfoi vetëm në një turne dyshe.

Pas përfundimit të karrierës u bë menaxher, ku kishte nën administrim lojtar si Boris Becker, Steffi Graff, por Marat Safin dhe Goran Ivanisheviq.

Ai ishte ndër të parët që e ndjeu rënien e murit të Berlinit dhe u bë përfaqësues i Mercedesit për Rumani, pastaj u bë udhëheqës i një shoqërie të sigurimit, një bankë private, gjersa gjithashtu është pronar i linjës ajrore dhe agjencive të udhëtimit.

Sot, ai punëson 20 mijë vetë dhe, me 80 vjet të rënda në shpinë, po jeton jetën në Monte Carlo me tre fëmijë që i kishte marrë prej martesës. Përveç tre fëmijëve të përmendur, ai ka të paktën 32 fëmijë nga lidhjet jashtëmartesore.

Ai kujdeset për secilin prej tyre, por gjithashtu rreth 300 fëmijëve të braktisur që u ka ndërtuar një shtëpi të madhe në Brasov. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori