Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot mori vendim që Arban Abrashi dhe Hazir Borovci të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës së tretë në kryeqytet. Ky vendim ka ardhur pasi në disa nëndegë ka pasur përleshje fizike në mes të anëtarëve të partisë.
Rrahjen që ka ndodhur dje në nëndegën e Mati në Prishtinë, e ka komentuar Arban Abrashi, i cili tha se personat që e kanë filluar përleshjen kanë qenë të disa partive të tjera.
“Ka pasur demokraci. Sot e kemi pa në media që aty kanë qenë të infiltruar disa të partive të tjera, e keni pa edhe vet lajmin e një personi me karrige, që si duket është i një partie tjetër dhe kaq mund të them. Po flasim për këtë të djeshmen, e pashë në media, ish-i identifikuar edhe me foto edhe me emër dhe nuk kam çka të komentoj më shumë. Sot folëm në përgjithësi për zhvillimet dhe proceset. Duhet trajtuar me më shumë maturi, duhet më shumë ndërhyrje të kryesisë për të ecur tutje. Ato duhet trajtuar dhe të shikohen parregullsitë, ka problem edhe me anëtarët e partive të tjera, të cilat po ndërhyjnë shkaku i mungesës së listës së anëtarësisë, por janë gjëra që rregullohen. Është tragjike realisht ajo çka ka ndodhur dje, por po shihet që janë edhe të tjerët të interesuar ta dëmtojnë LDK-në, të partive të tjera. Sot e keni pa në media me emër me mbiemër, me karrige në dorë”, tha ai.
Abrashi u shpreh se nuk beson që përfshirja e anëtarëve të partive të tjera po bëhet kundër tij, por më shumë kundër LDK-së.
“Nuk kisha hy, nuk besoj që është dikush kundër meje, më shumë ka njerëz që dëshirojnë të kyçen në LDK dhe në këtë proces të zgjedhjeve të brendshme. Unë gjithmonë kam me qenë ai zëri i arsyes që kam për t’i ndihmuar të rinjtë për anëtarësim dhe për t’iu gjetur hapësirë në LDK, kurrgjë tjetër”, është shprehur ai.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, bëri të ditur se kryesia ka marrë vendim që Hazir Borovci dhe Arban Abrashi, që janë përmendur si kryetar të mundshëm të Degës së Tretë, e njohur si Dega e Presidentit Ibrahim Rugova, të tërhiqen nga gara, me qëllim që t’i kthehet normaliteti procesit zgjedhor brenda LDK-së.
“U analizua edhe situata e krijuar në disa degë të LDK-së gjatë procesit zgjedhor. Theks i veçantë i është kushtuar zhvillimeve të fundit në Degën e Tretë në Prishtinë, me ç’rast Kryesia rithekson se sjelljet e dhunshme dhe pamjet e tilla janë mënyra dhe metoda të papranueshme për LDK-në. Duke analizuar situatën e krijuar, Kryesia e LDK-së mori vendim që Hazir Borovci dhe Arban Abrashi, të përmendur në terren për kryetar të Degës III në Prishtinë, të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës, me qëllim që t’i kthehet normaliteti procesit të zgjedhjeve brenda LDK-së. Me pjesën e mbetur të procesit zgjedhor në Degën III do të udhëheqë Kryesia Qendrore e LDK-së”, tha ai.
Në nëndegën e Matit, ku dje është mbajtur procesi zgjedhor e ku ka ndodhur rrahja, Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje gjashtë persona./kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës