LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuzë për dhunë në familje

Ngritet aktakuzë për dhunë në familje
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të pandehur me inicialet M.S., dhe S.S., nga komuna e Ferizajt.

Sipas njoftimit për media arsyeja e aktakuzës është për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje, pas një mosmarrëveshje që kishin me të dëmtuarën R.T., kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 par.1 lidhur me nenin 31 dhe 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, fillimisht e pandehura M.S., e kap për krahu dhe flokë duke e goditur me duar dhe këmbë të dëmtuarën R.T., ku pastaj edhe i pandehuri S.S., e godet në pjesë të ndryshme të trupit, me çka nga këto goditje e dëmtuara kishte pësuar lëndime të lehta trupore”, thekson njoftimi.


Në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori