Skender Potera me Audi S2 e ka fituar edhe Drag Race II, për këtë vit, i cili këtë fundjavë u mbajt në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.
Potera jo vetëm që ka triumfuar, por ka arritur edhe rekord, pasi distancën prej 402 metrave e kaloi për kohën fantastike prek 08.336 sekonda.
“Ishte një garë e mirë dhe organizim i mirë. Për çdo garë po vijnë vetura të reja, atraktive dhe kjo është mirë edhe për shikuesit. Jam i kënaqur me rezultatin dhe sigurisht edhe për rekordin e arritur, por ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë dhe të shohim ku do të jemi në të ardhmen”, ka thënë Potera pas përfundimit të garës.
Derisa Potera nuk pati konkurrencë dhe ishte i vetmi në klasën 8 sekonda, në klasat tjera gara u zhvillua me shumë rivalitet.
Garat u zhvilluan në tri divizione, në veturat që tërheqin me rrotat e para (FWD), ato me rrota të pasme (RWD) dhe veturat që tërheqin me katër rrota (AWD).
Federata e Auto Sportit e Kosovës edhe kësaj here për fituesit ndau kupa dhe dhurata, ndërsa përkundër temperaturave tepër të larta, shikuesit (numri i të cilëve pikërisht për këtë arsye nuk ishte shumë i madh) patën durim të përcjellin garën deri në fund. Gjithsesi, festa e madhe do të ndodhë në Drag Race të radhës që mbahet në gusht. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë
Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë
Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi
Po, edhe kjo është Škoda
Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri