Nëse keni punuar në një ambient zyre, me siguri e dini se sa lehtë mund të hanë kohën tuaj.
Disa takime, sigurisht, janë të rëndësishme, nëse për shembull, keni nevojë të përçoni informacione tek një grup të personave. Por jo të gjithë takimet janë të njëjta dhe mënyra tradicionale e uljes së një grupi njerëzish në një sallë takimesh nuk është gjithnjë më e mira për të zgjidhur probleme apo për të gjeneruar ide.
Takimet përkeqësojnë edhe problemin e kalimit të orëve të tëra të ulur, gjë që rrit rrezikun e sëmundjeve kronike, si sëmundje kardiake, diabetin, disa lloje kanceri dhe depresionin.
Si thoni që t’i ndryshoni gjërat dhe ta merrni punën jashtë dyerve të zyrës? Ka shumë arsye të mëdha se pse duhet ta bëni këtë gjë, përcjell Telegrafi.
Ajri i freskët rrit kreativitetin
Sipas një thënie të vjetër, nëse ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë, nuk duhet të prisni që të shihni rezultate të ndryshme. Në të kundërt, veprimi i thjeshtë i diskutimit të një problemi të ndërlikuar ndërkohë që ju ecni në ajër të pastër, mund t’u japë një zhvillim të ri gjërave.
Duke e detyruar vetën të angazhoheni dhe të ndërveproni në një ambient tjetër, edhe procesi i të menduarit do të zhvendoset. Studimet tregojnë se vetëm 10 deri 15 minuta në ajër të pastër mund të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme shëndetin tuaj psikologjik.
Çdo takim i juaj është i rëndësishëm
Ne shpenzojmë më shumë kohë në takime se sa bënin kolegët tanë në vitet 1960-ta. Drejtuesit shpenzojnë rreth 23 orë takime çdo javë, krahasuar me 10 orë në vitet 1960. Kjo është vetëm një shifër mesatare, nëse punoni në organizata të mëdha, me shumë mundësi ju do të ftoheni të merrni pjesë në më shumë takime, krahasuar me ata që punojnë në kompani të vogla, përcjell Telegrafi.
Nëse ju i zhvilloni takimet jashtë zyrës, kjo mund t’ju ndihmojë të mendoni më shumë se si e shpenzoni kohën tuaj dhe t’i jepni përparësi punës në mënyrë më efikase.
Vërtetë është mirë për ju
Obeziteti, presioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i sheqerit në gjak, yndyrat e larta në gjak dhe niveli jonormal i kolesterolit janë të gjitha probleme shëndetësore që lidhen me qëndrimin ulur për një kohë të gjatë. Nëse karrigia juaj e zyrës nuk është shumë e rehatshme, gjithashtu kësaj liste problemesh u shtohen edhe problemet muskulore.
Në vend të kësaj, ne duhet të çohemi dhe të lëvizim pak më shumë. Nëse mund të ndërthurni një ecje në ajër të pastër dhe të diskutoni disa çështje të rëndësishme të axhendës suaj, do të jeni shumë funksional [multitasking] si një kampion absolut, do të jeni të shëndetshëm, produktivë dhe do të ndiheni më energjikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova