LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: LDK ka një traditë të ballafaqimit të ideve demokratike – organet e rendit të jenë prezentë edhe në kuvendet e partive tjera

Kelmendi: LDK ka një traditë të ballafaqimit të ideve demokratike – organet e rendit të jenë prezentë edhe në kuvendet e partive tjera

Deputeti Ramiz Kelmendi ka folur për zgjedhjet e brendshme në LDK.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se LDK duhet të tregojë pjekurinë politike për të ardhmen e vendit.

“Jemi dëshmitarë se zgjedhjet në LDK kanë një traditë të ballafaqimit të ideve demokratike në të gjitha proceset e zgjedhjes së organeve drejtuese, qoftë për kryetar, kryesi, delegat të kuvendit, degë, nëndegë dhe forume tjera. Andaj, përkushtimi i garuesve me siguri është që LDK-në ta bëjë edhe më demokratike, edhe më shumë qeverisëse, kjo në mënyrë që LDK të tregoj pjekurinë politike për të ardhmen e vendit”, ka thënë Kelmendi.


Kelmendi ka folur për ndërhyrjen policore në një degë të LDK-së, në Vranjevc, pas përleshjeve mes vete.

“Në kuvendet zgjedhore të degëve dhe nëndegëve vërejmë prezencën e organeve të rendit, për të qenë të ‘gatshëm’ për intervenim eventual nga gara, llafosjet fjalësh dhe dukuri tjera të mundshme. Duke parë këtë trend ‘del’ se në Kuvendin zgjedhor organet e rendit është e mundshme të vijnë me armë më të sofistikuara për tu kujdesur për LDK-në”, ka thënë ai.

Më tej Kelmendi ka theksuar se organet e rendit duhet të jenë në nivelin e kontributit profesional dhe këso prezenca t’i kenë edhe në kuvendet zgjedhore të subjekteve tjera politike.

“LDK është parti demokratike, është subjekt që fuqizon debatin demokratik të garuesve, është mekanizëm shtet-formues që ka treguar dhe dëshmuar se respekton dhe i nënshtrohet ligjeve në fuqi.

Si e tillë, LDK ka treguar se vetëm duke respektuar ligjet, shteti dhe qytetarët e tij do jenë të lirë për të folur, vepruar dhe punuar! Në këtë frymë edhe më mbetet të besoi se, vetëm ligji është rregullimi themelor i këtyre parimeve, ndërsa pushtetarët janë ata që duhet mbikëqyrë zbatimin e tyre”, ka shkruari ai në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori