Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell konsideron se është shumë e rëndësishme që secili të reagojë për të mbrojtur lirinë e gazetarëve.
Lirinë e mediave e quan ‘gjak të demokracisë’, derisa thekson që nëse qytetari nuk është i informuar atëherë nuk mund të ketë demokraci të mirëfilltë.
Ruairi O’Connell në një intervistë për KosovaPress, flet për domosdoshmërinë e gazetarisë për demokraci, ndërkohë përmend gjendjen në Kosovë, duke theksuar rastet e kërcënimeve ndaj gazetarëve serb dhe atyre shqiptar.
“Këtë vit kemi parë kërcënime kundër gazetarëve serb në Kosovë, duke i etiketuar si tradhtar, kemi parë sulme fizike ndaj gazetarëve shqiptar, kemi parë parti politike, qeveri, duke bërë presion kompanive që mos të reklamojnë në një medium. Këto janë krejt lojëra të papranueshme të presionit për gazetarë, dhe po përfaqësojnë një rrezik jetik për lirinë e medias”, thotë O’Connell.
Ambasadori britanik në Kosovë thotë se është shumë e rëndësishme që çdo vend demokratik të bëjë çmos për të mbrojtur gazetarët, por që edhe qytetarët duhet të mbrojnë lirinë e medias.
“Është shumë e rëndësishme të dëgjojmë kritika të gazetarëve sepse i dinë më mirë rrethanat në të cilat punojnë, nëse përdorim indeksin për mediat e lira botërore, mund të shohim që Kosova renditet çdo ditë në vendin 70-80. Kjo do të thotë që nuk është situata shumë e rehatshme, nuk është shumë e këndshme”, thotë ai.
O’Connell shton se viti 2018 ka qenë i rrezikshëm për gazetarët në botë, ndërkohë porositë që duhet reaguar në rastet kur ka informata për kërcënime, në mënyrë që të mbrohet liria e medias.
Kujtojmë se marrë parasysh rrezikun për gazetarët, sekretari i Jashtëm i Britanisë dhe ai i Kanadasë, kanë vendosur të krijojnë një fushatë botërore për të promovuar lirinë e medias.
Në Londër sivjet mbahet konferencë botërore për lirinë e medias dhe në kudër të kësaj fushate, për lirinë e medias është diskutuar edhe në Kosovë, në një organizim të Ambasadës Britanike, ku gazetarë shqiptar dhe të huaj kanë treguar përvojat nga puna e tyre. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit Prendi
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian