LAJMI I FUNDIT:

Lenovo sjell laptopin e ri Workstation, ThinkPad 1, me specifika mbreslënëse

Lenovo sjell laptopin e ri Workstation, ThinkPad 1, me specifika mbreslënëse

Lenovo është duke u marrë me lansimin e produkteve të reja profesionale këtë javë, dhe ThinkPad P1 është laptopi që pëlqehet më së shumti.

Lenovo ThinkPad P1 përdor të njëjtin ekran 15.6″ si ThinkPad X1 Extreme, por është ndërtuar si një workstation dhe përfshin opsione të tilla si NVIDIA Quadro GPU, SSD të shumta, procesorë Xeon dhe ekran OLED.


Versioni më i shtrenjtë i këtij laptopi ka një mbulesë të ekranit që tregon fijet e karbonit. Për grafikë ose përpunim AI, NVIDIA Quadro T2000 është opsioni më i shpejtë në dispozicion për këtë laptop.

ThinkPad T1 i ri mund të blihet me një procesor Intel Core Xeon (ose një Core i9) 8-core, së bashku me 64GB RAM (2x module SO-DIMM).

Për profesionistët që përdorin aplikacione të veçanta, magazinat Quadro kanë veçori shtesë dhe kalojnë shumë më tepër teste dhe çertifikime sesa laptopët tjerë.

Nga pikëpamja e hapësirës ruajtëse, ThinkPad T1 duket se ka deri në dy module SSD 2TB (gjithsej 4TB) që gjithashtu mund të konfigurohet në RAID-0 ose RAID-1 nëse doni performancë ose siguri shtesë të të dhënave.

Bateria 80Wh e madhe do të ndihmojë në mbajtjen e laptopit dhe drejtimin për aq kohë sa të jetë e mundur. ThinkPad P1 (gen2) duhet të fillojë shitjen këtë muaj për $ 1949 dhe tutje. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Teknologji
Mënyra se si i menaxhoni aplikacionet mund ta dëmtojë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj

Mënyra se si i menaxhoni aplikacionet mund ta dëmtojë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj

Këshilla Teknologjike
Janë dhjetë shenja që tregojnë se dikush po iu spiunon në kompjuterin tuaj - parandaloni nëpërmjet një procedure shumë të thjeshtë

Janë dhjetë shenja që tregojnë se dikush po iu spiunon në kompjuterin tuaj - parandaloni nëpërmjet një procedure shumë të thjeshtë

Këshilla Teknologjike
Kalo në kategori