Luçiano Boçi
Si kurrë më parë në vendin tonë, çmenduria, budallallëku e hajvanllëku, si vektorë të së keqes, të mishëruara tek një person, janë bërë bashkë dhe drejtojnë politikisht Shqipërinë. Dhe, po t’i shtosh këtu martesën me krimin, gjëma merr përmasa apokaliptike.
Ka gjashtë vite që njerëzit shohin spektaklin absurd të çmendurisë e së keqes kryeministrore e qeveritare dhe presin me ankthin e së ardhmes që ajo të shënjojë kufirin që ata do e konsideronin të fundit.
Sipas fjalës së urtë, “çdo e keqe e ka një fund”. Por, fjalët e urta tashmë janë zhvlerësuar, sepse “koha e maskarenjve” ka kapur zenitin. Dhe, çmenduria vazhdon revanin e saj si tren i dalë nga shinat, sipas parimit një çmenduri pjell tjetrën, pasi gurra nga del është e pashtershme. Në këtë kontekst, çmenduria juridike e shndërrimit të KQZ-së në supergjykatë, nuk u duk asgjë para kërkesës që tingëlloi si e dalë nga pavijoni i te lajthiturve, të konferencës së kryetarëve (të budallallëkut) për ta shndërruar seancën e radhës të Parlamenti të zvetënuar, në plenum partie të drejtuar nga Gramozi i ‘90. Plenum në të cilin çmenduria kolektive e një salle të mbushur me patetizma, panegjerikë, anatema, sharje, fyerje e batuta, demaskoi “grupin e rrezikshëm antiparti e antiudhëheqje” me presidentin në krye, i cili kërkon bashkë me Bashën të rrëzojë pushtetin popullor të dalë nga gryka e krimit. Dhe, asgjë nuk mbyllet këtu, sepse sekretari i parë i partisë e ka parathënë tashmë fatin e presidentit. Pas demaskimit, vjen dënimi si i parashkruar nga fijet e çmendurisë. Ai me siguri do të kalojë në gijotinën e pushtetit të çmendur, pushtet i trembur totalisht nga mekanizmi demokratik i votës së lirë.
Por, para se të ndodhë, falë gjenerozitetit të çmendurisë gjeniale, kryeministri dora vetë, i paska lënë atij një kohë reflektimi. Aferim. E, në këtë pikë çmenduria nuk ka skrupuj, as moral, as Kushtetutë e kufij jo e jo. Sepse ajo që prevalon është pushteti. E, frika e humbjes së tij është vetë lokomotiva që tërheq vagonët e çmendurisë së pafund. Për hir të tij, pushteti çfarë nuk ka bërë e çfarë nuk ka prodhuar për të fuqizuar veten e për të groposur sa më thellë rrugën kriminale të marrjes së tij.
Kur donte të sillte armët kimike, Rama nxori nga xhepi i vogël Braçen, të bindte njerëzit se po të lash duart me sarinë, çmenduria kimike largohet. Kur burgosi njerëz e i shtyu drejt vetëvrasjes për 30 mijë lekë të vjetra energji, Rama u tha njerëzve se ishte një çmenduri e duhur. Kur mbolli vendin me kanabis, deklaroi se ishte çmenduri e përkohshme dhe i çmenduri nuk ishte ai, por vetëm ministri i Brendshëm. Kur filloi t’i fuste duart thellë në xhepat e tyre, për të majmur klientelën me PPP e koncesione, u justifikua me progresin e çmendur që do njihte vendi. Kur u rrëmbeu drejtësinë, çmendurinë e mungesës së gjykatave e quajti reformë. Kur çmendurisht u mpleks me krimin, me deputetë e kryetarë bashkishë të inkriminuar, deklaronte se u çmend opozita. Kur filloi t’i zbonte me dhunë, t’i prishte shtëpitë, t’i shkatërronte të ardhmen, njerëzit ndaluan dhe lexuan se ajo që po i drejtonte nuk ishte parti politike, por organizatë çmendurisht kriminale. Se ajo që po i udhëhiqte nuk ishte arsyeja, por çmenduria e babëzisë dhe e arrogancës.
Kur doli sheshit me fakte e përgjime se vota alias pushteti ishte blerë, shantazhuar, dhunuar, rrëmbyer nga Rama & Banda, njerëzit morën frymë thellë, me bindjen se çmenduria e fundit ishte zbuluar dhe kufiri ishte arritur. Ajo që ata prisnin pas kësaj, ishte një situatë e re zgjedhore politike dhe dhënie fund çmendurive të ndodhura. Protestat e tyre krah opozitës këtë kërkonin.
Por, çmenduria e pushtetit nuk po njeh më asnjë kufi. Askush më nuk guxon të vejë bast për çmendurinë e fundit. Sapo del njëra, pasohet nga tjetra e kështu me radhë. Çmenduria vazhdon të dominojë sheshet me gaz helmues, aulat dhe takimet me karrige bosh, me deklarata halucinante. Dekreti quhet akt administrativ. Megjithëse është botuar në Fletoren Zyrtare, Rama nuk e zbaton. Renditja e PS-së në listë ku e do Rama, quhet fat.
E, nuk mbaron këtu. Partia e Unitetit Kombëtar zbërthen unitetin. Biba bën si rosak, por në fakt është patok i mbërthyer me gozhda në dërrasë e i majmur me mbetjet e pushtetit. KQZ (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve) shndërrohet në KQP (Komiteti Qendror i Partisë)
Njerëzit e lidhur me shtetin do të detyrohen sikur të ishin të çmendur, të vihen në radhë për të votuar, ndryshe humbasin triskën e punës dhe shpallen armiq të pushtetit popullor. Kryetari i opozitës, vihet në akuzë çmendurisht me çmenduri e merret i pandehur me urdhër të njeriut më të akuzuar publikisht, nga një drejtësi tashmë e çmendur nga padrejtësia politike.
Drejtues politikë të PD-së e qytetarë, në rrethe e kudo, arrestohen me akuza false, ndërsa akullorexhijtë lëpijnë gishtat nga hareja. E treni i çafçufit të çmendur, po shkon drejt çmendurisë më të madhe, situatës psikopatiko-zgjedhore të 30 qershorit. Ndalimi i i saj kësisoj shndërrohet në një emergjencë publike kundër çmendurisë kryeminstrore.
Po a mbaron këtu çmenduria kryeministrore? A është ky kufiri?
Jo do thoshte dhe vetë Rama, ajo sapo ka nisur. Sepse çmendurisht ai mendon se çmenduria e tij është gjetja kriminale më e sofistikuar e kohës dhe mbrojtja e vetme e mbetur e tij. Prandaj, kufirin e saj duhet ta përcaktojnë qytetarët, përndryshe treni i dalë nga shinat do marrë me vete në çmendurinë e tij, gjithçka kemi arritur në këto vite demokraci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCili do të jetë fati i ndeshjes nëse takimi ndërpritet përfundimisht - shpjegojnë rregullat e UEFA-s
Zyrtarisht nuk vazhdon ndeshja Rumani - Kosovë: Dardanët refuzuan të dalin në fushë
Bajram Shala hap konferencën për media: Nuk mund të të marrim pjesë në një ndeshje të cilën parimet themelore të UEFA-s nuk respektohen
Telegrafi sjell pamje nga momenti kur u ndërpre ndeshja Rumani – Kosovë
Nuk vazhdon zyrtarisht ndeshja Rumani – Kosovë: Dardanët refuzuan të dalin në fushë
Momenti kur trajneri i Rumanisë tenton ta bindë Franco Fodan që ta kthejë ekipin në fushë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët