LAJMI I FUNDIT:

Demir Hisari dhe Krusheva me targa të tyre, DH dhe KS

Demir Hisari dhe Krusheva me targa të tyre, DH dhe KS

Nga Ministria e Brendshme deklarojnë se me kërkesë të qytetarëve të komunës së Demir Hisarit dhe komunës së Krushevës, miratoi targat e regjistrimit për automjetet nga këto vende.

Për rrethinën e Demir Hisarit, numri i targave të regjistrimit do të jetë DH, ndërsa për rrethinën e Krushevës targat e regjistrimit do të jenë KS.

Vendimi për ndryshimin e Rregulloreve për zonat e regjistrimit për automjetet dhe emërtimet e tyre është botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut me nr. 116 nga data 07.06.2019 dhe do të hyjë në fuqi ditën e tetë nga data e publikimit të saj./Telegrafi/