E metë e shumë njerëzve është se duan të jenë mësues të të tjerëve, e në fakt ata do të duhej të mbetnin nxënës edhe për shumë kohë. Baruch De Spinoza
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Në planin social paragjykimet janë forma të thjeshtuara të të menduarit për tjetrin apo për të tjerët, të cilët bëjnë të mundur me një të rënë shkurt, arritjen në një konkluzion pa e njohur, pa u munduar shumë.
Paragjykimi social është komod. Është pa shumë punë. Nuk ke nevojë të lodhesh dhe të marrësh shumë informacion, nuk ke nevojë të bësh sintezë për të përpunuar materialet e grumbulluara. Për shembull kemi paragjykime të caktuara për femrën, për qytetarin, për fshatarin, për francezin, për kinezin, për plakun, për fëmijën…, të cilët rëndom i fusim nëpër disa sfera të paragjykimeve, nga të cilat pastaj është shumë e vështirë të dilet.
Në planin ekonomik, çështja e paragjykimeve është pak më e ndryshme: ato janë kryesisht çështje të besimit ndaj firmave apo fabrikave produkteve përkatëse. Ndaj nuk ka asgjë më shumë tek e cila investojnë firmat e mëdha sesa tek imazhi.
Paragjykimet në ligj, thuajse nuk ekzistojnë. Ligji vepron vetëm “post-fakt”, vetëm pas fakteve ka gjykim. Në ligj ka gjykim, jo paragjykim, kështu gjykimi është veprim i prerë.
Një nga sistemet e mëdha, pse jo të sofistikuara, të paragjykimeve në Shqipëri e në Kosovë, tranzicioni është paragjykimi ndaj tregjeve të reja, apo ndaj të gjitha formave liberalizuese të ekonomisë dhe të shërbimeve. Do të thotë se ata në emër të paragjykimit kontrollojnë përfitimet personale të individëve dhe grupeve.
Erdhi koha e privatizimit, erdhi demokracia për të privatizuar çdo gjë. Duhet liberalizuar disa tregje të reja, si minierat, telefoninë, bankat… Paragjykimi ishte në katror.
Çfarë bëjnë këto banka, çfarë bëjnë këto media, cilat janë këto kompani, kush qëndron prapa tyre? Hapen, punojnë një kohë, pastaj falimentojnë (falimentimi bëhet me qëllim të caktuar për t’i ikur përgjegjësisë të keqpërdorimeve), pastaj menjëherë themelojnë të tjera kompani. Ku shkojnë paratë e donatorëve, paratë e taksapaguesve?
Derisa u arrit në një pikë ku sot nuk kemi më asnjë bankë shtetërore përveç bankës qendrore, nuk ka rregulla të lojës në asnjë segment, kush duhet ta rregullojë tregun, kush duhet t’i përcjellë keqpërdorimet?
Po tani kush e ka radhën? Konsideroj se universitetet private janë gjahu i ri i paragjykimit. Ka dhjetëra artikuj, kronika, komente, informata e dezinformata, të cilat janë të ndërtuara, të gjitha në një frymë të paragjykimit. Dikush do të thotë se ka një shqetësim qytetar rreth këtyre universiteteve të reja, dhe mirë bën shoqëria, për raste të tjera heshtej, tani bën alarm. Më mirë një alarm i ekzagjeruar sesa një heshtje e ekzagjeruar. Në fakt, as njëra, as tjetra. Për një arsye shumë të thjeshtë: sot shoqëria shqiptare është pjekur aq shumë në përvojën e një shoqërie të lirë, ku ka më shumë vend për fakte, debate, strategji reale sesa për paragjykime.
Paragjykimi është i keq, negativ, s’i shërben as atij që paragjykon, e as atij që paragjykohet. Nuk thashë ndonjë gjë të re, këto janë thënë e do t’i thonë e shkruajnë shumë të tjerë. Po çfarë bëhet! Çfarë bëjmë ne njerëzit për ta hasur me pak paragjykimin, apo për ta eliminuar krejt atë?! Përgjigjja në përgjithësi do të ishte: Paragjykimi do të ekzistojë sa të ekzistojë njerëzimi.
Shkurt e thënë, është e pamundur të mos paragjykosh, njerëz jemi, mendimet e opinionet s’na mungojnë. Mirëpo që të rrimë e të paragjykojmë tërë ditën e tërë natën, aq sa të na bëhet si sëmundje, s’është aspak gjë e mirë, është ves i keq dhe tregon dobësi tonat si karakter.
Mos paragjyko asgjë, edhe sukseset më të mira mund të përfundojnë shumë keq dhe atëherë do të mbeteni vetëm. Për këtë arsye, posti, grada, titujt, duhet ruajtur gjithmonë me shumë kujdes, të paktën për nder të personalitetit, për nder të familjes, për nder të ardhmes tënde, për nder të profesionit, paragjykimi nuk e arsyeton asgjë.
Unë besoja se shumica e njerëzve që udhëheqin shtetin, udhëheqin politikë, udhëheqin luftën, janë të aftë, janë të ditur, janë patriotë që i donin popullin e donin vendin e vet, i donin fëmijët e vet, donin fenë e vet… Në emër të madhores, në emër të sundimit, në emër të gradave dhe dijes, arritën të marrin poste, arritën të bëjnë revolucion të luftonin për liri.
Luftërat që kaluam, në Kosovë, Preshevë, Medvegjë e Bujanovc dhe në Maqedoni, na mësuan se ata që thirren në patriotizëm dhe në liri, ata donin paratë më shumë se çdo gjë tjetër (natyrisht jo të gjithë). Por kuptova edhe diçka tjetër, ata shkatërrimin e donin edhe më shumë! Një pjesë e tyre paragjykuan aq shumë sa që është rrezik të shkruash për ta dhe t’i kritikosh, sepse janë shndërruar në mercenarë.
Kisha menduar se donin të vërtetën më shumë se çdo gjë tjetër, por tash zbulova se ata donin pushtetin dhe famën. Kurse të vërtetën që donin janë heronjtë e vrarë, të varfëritë e shkretë, që pakënaqësia, hidhërimi në këtë pjesë tradhton një mosnjohje të thellë të mekanizmave emotivë të njerëzimit të zakonshëm në kohë lufte, bile në çdo kohë, aq sa bën të tepërt çdo koment.
Në qoftë se njerëzit, si burrat ashtu edhe gratë, do të kishin ndjekur arsyen në vend të emocioneve, në qoftë se do të kishin debatuar problemet me logjikë në vend të instinktit, në qoftë se do të kishin praktikuar rregullat, atëherë marrëdhëniet njerëzore do të ishin harmonizuar dhe kushtet e njerëzimit do të ishin shumë më të mira në jetën tonë, por edhe në jetën e të tjerëve.
Në matematikën e thjeshtë nuk ekziston koncept që nuk përkufizon me anë të logjikës. Problemet nuk mund të zgjidhen me anë të arsyetimit. Njeriu në kohë brenda vetes duhet të bindet në durim, në përmbajtje me metoda të ndryshme sepse arsyeja do t’u jepte një përgjigje të gjitha problemeve tona që dalin si nga ato publike ashtu edhe ato private. Në kuptimin e të vërtetës ka dyshime, ka fakte se të gjitha këto teza mbështeten në një terren të paqëndrueshëm.
Përballë të papriturave, ekziston gjithnjë rreziku se në gjykim dhe në veprim ai e lë veten të drejtohej, jo nga arsyeja, jo nga nevoja, jo nga rregullat, por nga interesi, nga emocionet e dështuara posaçërisht në momentin e pushteti ekzekutiv. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Fetishizmi – çrregullim apo fiksim i parrezikshëm?
Çfarë saktësisht u ndodh femrave gjatë orgazmës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A