Aleanca Kosovare e Bizneseve ka mbajtur sot një takim pune me përfaqësues të sektorit të ndërtuesve dhe prodhuesve të materialit ndërtimor ku diskutuan për pengesat dhe sfidat të cilat ky sektor po ballafaqohet në Kosovë.
Sipas njoftimit për media, Agim Shahini, kryetar i AKB-ës tha se sektori i Ndërtimtarisë në Kosovë është një nga sektorët me të zhvilluar ku ne BPV merr pjesë me 8%, kurse në Punësim rreth 13% dhe me një kosto të pagës mesatare mujore rreth 390 €.
Sipas tij ky sektor po ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme siç janë leja e ndërtimit, pranimit dhe legalizimit e që për të gjitha këto ka burokraci evidente e që kjo po prodhon edhe Korrupsion.
“Riaktivizimi i sektorit të sektorit të ndërtuesve dhe prodhuesve të materialit ndërtimor në kuadër të AKB është si kërkesë imediate nga shumë biznese dhe për këtë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë këtë sektor i cili premton zhvillim dhe punësim të qëndrueshëm duke ndal hovin e ikjeve të të rinjëve nga vendi”, ka thënë Shahini.
Brahim Selimaj, kryesues i sektorit të Ndërtuesve dhe Prodhuesve të materialit Ndërtimor në kuadër të AKB-së tha se si ndërtues, prodhues dhe shërbyes të Kosovës ballafaqohen me shumë probleme.
“Ballafaqohemi me probleme siç është kyçja në infrastrukturë, shërbimet publike si: energjia elektrike, kanalizimi, ujësjellësi, mbeturinat dhe marrja e lejeve për ndërtim, legalizim, teknik dhe të gjitha këto e pamundësojnë investitorin që të ja bartë pronën blerësit por edhe të jep si hipoteke në bankat komerciale”, ka thënë ai.
Sefedin Gashi, pronar i kompanisë së ndërtimit ‘FIJONA’ tha se nga muaji Mars 2018 ballafaqohet me probleme të energjisë elektrike.
“Kam paguar të gjitha obligimet dhe Trafon mbi 50 mijë euro dhe në mungesë të dëshirës të KEDS-it unë jam detyruar të përdor gjeneratorin për të cilën shpenzoj më shumë se 100 euro në ditë”, ka thënë ai.
Kurse Zelqif Berisha, pronar i fabrikës ‘SILCAPOR’ për prodhimin e bllokave, tha se problemi me KEDS- është permanent.
“Edhe pse ne si Fabrikë jemi ne kategorinë A+ pa paralajmërim kam ndërprerje të energjisë elektrike, ku humbje ne start kam 8- 10 mijë euro vetëm në një ndërprerje të energjisë elektrike”, ka theksuar ai.
Ndërsa sipas Blerim Uka, nga kompania ADK, përkundër pagesës së taksave, ata duhet të paguajnë prap kyçje ne infrastrukturë dhe kjo merr kohë dhe shpenzim shtesë ku Ligji për Ndërtim në Kosovë i ka te rregulluara.
Në anën tjetër, Nezir Osmanaj, nga kompania ‘Osmanaj ING’ theksoi se ka mungesë të vullnetit dhe zvarritje të vendimeve nga ana e komunave të Kosovës të lëshuara nga MPHK te shkallës së dytë të cilat nuk i zbatojnë.
Në njoftim thuhet se të gjithë u pajtuan se problemet janë të mëdha dhe këto duhet të adresohen në institucionet lokale dhe qendrore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova