LAJMI I FUNDIT:

Alex Whiting emërohet Shef i Hetimeve në Gjykatën Speciale

Alex Whiting emërohet Shef i Hetimeve në Gjykatën Speciale

Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se Alex Whiting i është bashkuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar si Shef i Hetimeve/ Grupit Hetimor.

“Whiting, i moshës 54 vjeçare, është një prokuror me kombësi franceze dhe amerikane me përvojë të gjerë në fushat e ndjekjes penale kombëtare dhe asaj ndërkombëtare, duke përfshirë punë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GjPN) dhe Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ) e me një karrierë akademike të shquar.

Whiting vjen tek ZPS-ja nga Fakulteti Juridik i Harvardit ku ishte profesor i praktikës që në vitin 2013.


Gjatë periudhës midis 2010 dhe 2013, Whiting punoi në Zyën e Prokurorit të GjPN-së fillimisht në funksionin e Koordinatorit të Hetimeve, në mbikqyrje të të gjitha hetimeve, dhe më pas si Koordinator i Ndjekjeve Penale duke patur në mbikqyrje të gjitha ndjekjet penale.

Përpara se t’i bashkohej GjPN-së, Whiting jepte mësim si profesor asistent i praktikës në Fakultetin Juridik të Harvardit.

Gjatë periudhës midis 2002 e 2007, Whiting punoi për TPNJ-në, ku ka qenë prokuror kryesor në gjykimin e Fatmir Limajt, Isak Musliut e Haradin Balajt dhe prokuror kryesor në gjykimet e Milan Martiqit dhe Dragomir Milosheviqit.

Përpara se t’i bashkohet TPNJ-së Whiting ishte prokuror federal në Shtetet e Bashkuara, fillimisht në Sektorin e Kriminalistikës së Departamentit të të Drejtave Civile në Washington DC e më pas me Zyrën e Prokurorit Federal në Boston, Massachusetts, ku ka përqëndruar në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Whiting është diplomuar në Kolegjin Yale dhe në Fakultetin Juridik Yale 15 shkurt 2018”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori