Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë ka thënë se 20 vjet pas luftës, ne kemi një shans për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të ardhmen që ne mund të ndihmojmë për ta ndërtuar.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se derisa e shënojmë këtë përvjetor, duhet të brengosemi për të gjitha viktimat, të vrarët, ata të plagosur, ata të detyruar që janë larguar nga shtëpitë e tyre, ata që vuajtën dhunën e tmerrshme, duke përfshirë përdorimin e dhunës seksuale si një armë lufte.
“20 vjet pas luftës, ne kemi një shans për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të ardhmen që ne mund të ndihmojmë për ta ndërtuar.
NATO veproi në vitin 1999 për të ndalur katastrofën humanitare që u shpalos në Kosovë. NATO-ja veproi për të parandaluar shkeljet e mëtejshme dhe të vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe vrasjen e civilëve. Në vitet pas, KFOR-i ka siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë ku të gjithë qytetarët e saj mund të përparojnë.
Ndërsa e shënojmë këtë përvjetor, zgjedh të mendoj për të gjithë ata që u preken nga lufta. Të brengosemi për të gjitha viktimat, të vrarët, ata të plagosur, ata të detyruar që janë larguar nga shtëpitë e tyre, ata që vuajtën dhunën e tmerrshme, duke përfshirë përdorimin e dhunës seksuale si një armë lufte. Mendoj në veçanti mbi 1000 fëmijë të vrarë, madje edhe pas 12 qershorit 1999. Mendoj për ata paqeruajtës, në KFOR dhe UNMIK, të cilët vdiqën në shërbim të paqes në Kosovë.
Në kujtesën e tyre, duhet të angazhohemi për një të ardhme më të mirë. Mbështetje për viktimat. Drejtësi për ta dhe për familjet e tyre. Por gjithashtu një angazhim për të treguar të vërtetën për atë që ka ndodhur dhe për të bërë gjithçka në fuqinë tonë për ta ndaluar atë përsëri. Siç tha Presidenti Clinton sot, veprimi për paqen është një zgjedhje që secili prej nesh mund të bëjë”, shkruan O’Connell në Facebook./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
Mungesa e interpretuesve në fushatë, a po diskriminojnë partitë personat e shurdhër?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova