LAJMI I FUNDIT:

Publikohet ‘traileri’ i filmit të animuar “Frozen 2”

Publikohet ‘traileri’ i filmit të animuar “Frozen 2”

Mos lejoni që t’ju ikë, ‘trailer’-i i filmit të animuar “Frozen 2”, u publikua të martën.

Pritja që nga viti 2013, atëherë kur doli “Frozen 1” duket se mori fund, kjo pasi Disney po sjell versionin e dytë të filmit, shkruan CCN, transmeton Telegrafi.


“Frozen 2” sjell Elsën (me zërim nga Idina Menzel), e cila noton nëpër ujërat e stuhishme të oqeanit gjatë natës duke u përpjekur të gjejë rrugën e saj nga uji i ftohtë.

“E kaluara nuk është ajo që duket, duhet të gjesh të vërtetën”, thotë Pabbie (Ciarán Hinds), shpirti prej guri që ndihmoi Elsën në filmin e parë.

“Shkoni në veri nëpër toka të magjepsura dhe në të panjohurën, por jini të kujdesshëm”, vazhdon  ai me këshillat ndaj vajzës së akullt.

“Ne kemi pasur gjithmonë frikë se kompetencat e Elsës ishin shumë për këtë botë, tani duhet të shpresojmë se ato janë të mjaftueshme”, i thotë ai më tej Elsës.

Publiku do të shohë edhe kthimin në film të Annës (Kristen Bell), Kristoff (Jonathan Groff) dhe Olaf (Josh Gad). Regjisorë të filmit janë: Chris Buck dhe Jennifer Lee.

Ndërkohë, kolona zanore e “Frozen 2” do të interpretohet nga Kristen Anderson-Lopez dhe Robert Lopez.

Filmi do të jetë i gatshëm për shikuesit në kinema që nga 22 nëntori. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"The New York Times" shkruan për ekspozitën e Petrit Halilajt në NYC: Një artist nga Kosova merr fluturimin

Magazina
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Kalo në kategori