LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i lartë i DASH-it: SHBA do të jetë në anën tuaj, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje

Zyrtari i lartë i DASH-it: SHBA do të jetë në anën tuaj, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje

Në ceremoninë për shënimin e 20 vjetorit të ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ka folur edhe zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer.

Palmer ka thënë se intervenimi i NATOS më 12 qershor 1999 ishte i nevojshëm për të parandaluar një katastrofë.

“Sot po shënojmë 2o vjetorin e mbylljes së operacionit të forcave të NATO-s në Kosovë. NATO ka intervenuar pas shterrimit të përpjekjeve diplomatike. Ka qenë përpjekja e fundit për të gjunjëzuar regjimin e Millosheviqit. Rrethanat në vitin 1999 kanë kërkuar intervenim për të shmangur një katastrofë”, ka thënë Palmer, transmeton Telegrafi.


Ai ka shtuar se në këtë përvjetorë kujtojmë shumë qytetarë e ushtarë që kanë humbur jetën.

“Le ta përsërisim zotimin tonë për të ndërtuar të ardhmen, paqen dhe prosperitetin për fëmijët tanë. Përkrahja e SHBA-ve për këtë shtet vazhdon” ka thënë Palmer.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, ka folur edhe për pavarësinë e Kosovës, duke thënë se nuk ka kthim mbrapa.

“Ne nuk jemi në favor të kthimit të orës mbrapa sa i përket pavarësisë së Kosovës . SHA do të jenë në anën tuaj, pranë jush, por sot,  ditët kanë kaluar kur SHBA-të, BE-ja, NATO do të marrë vendime për ju”, theksoi Palmer.

Palmer përmendi edhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Duhet të arrihet një marrëveshje e cila përfundon me njohje të dyanshme, dhe kjo do të ndalonte të gjitha kontestimet që këto dy vende kanë për të ardhmen. Kosova dhe Serbia gjithnjë do të jenë fqinj, dhe të dy vendet duhet të zhbllokojnë të ardhmen evropiane”,  tha Palmer. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Kronika e Zezë
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kalo në kategori