Ministri Matoshi pranon një donacion nga projekti katër milion dollarësh i Japonisë në Kosovë
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka pranuar një donacion shumë të vlefshëm nga Qeveria Japoneze, në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”, projekt ky që në total kap vlerën prej 4 milion dollarësh.
Sipas njoftimit për media, ky donacion është ndarë për Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës nga këshilltari i ambasadorit të Japonisë në Vjenë, Daisuke Sugihara, këshilltari i JICA-së, Makino Takahiko dhe ekspertë tjerë japonez.
Me këtë rast, ministri Matoshi tha se Qeveria e Japonisë përmes JICA-së, është duke dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh në fushën e mjedisit.
“ Ky projekt, përveç studimit mbi burimet e ndotjes së ajrit dhe ngritjes së kapaciteteve humane, po kontribuon edhe me instrumente matëse për matje të emisioneve, me të gjitha pajisjet përcjellëse dhe shumë pajisje tjera të nevojshme, për të krijuar një sistem të qëndrueshëm për menaxhimin e cilësisë së ajrit”, deklaroi ministri Matoshi
Ministri Matoshi tha se përveç fushës së ajrit, Qeveria Japoneze ka mbështetur sektorin e menaxhimit të mbeturinave me pajisje për transportin e mbeturinave dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore.
“Qeveria Japoneze po mbështet Kosovën edhe me një grant prej mbi 2 milion euro me pajisje për transportin e mbeturinave që do të ndihmoje në krijimin e një sistemi të qëndrueshme për menaxhimin e integruar të mbeturinave”, tha ai.
I pari i MMPH-së, Matoshi ka falënderuar Qeverinë Japoneze për mbështetjen në realizimin e projekteve në fushën e ajrit dhe mbeturinave.
Ndërsa këshilltari i ambasadorit të Japonisë në Vjenë, Daisuke Sugihara ka treguar se qeveria e tij së shpejti do të hap ambasadën e parë të Japonisë në Kosovë.
“ Qeveria Japoneze ka vendosur që të hap ambasadën tonë në Prishtinë. Këtë vit është 10 vjetori i lidhjes së marrëdhënieve tona diplomatike mes Japonisë dhe Kosovës dhe ne dëshirojmë të thellojmë bashkëpunimin tonë”, tha Sugihara.
Sipas tij, shteti i Japonisë do të ofrojë mbështetje për Kosovën edhe në fushën e mjedisit, konkretisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Pas konferencës së përbashkët për media, ministri Matoshi së bashku me përfaqësuesit e Qeverisë Japoneze kanë vizituar Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës ku është bërë pranim-dorëzimi i 100 pajisjeve teknike për matjen e gazit të shkarkuar dhe matjen e cilësisë së ajrit.
Pajisjet që sot u pranuan donacion nga Japonia, e të cilat u prezantuan nga zyrtari i IHMK-së, Agron Shala janë: Analizeri i gazrave si NOx, SO2, CO, CO2 dhe O2, pastaj pajisje për matjen e lagështisë në gazin shkarkues d.m.th në oxhak, pajisje për matjen e temperaturës për matjen e pluhurit, 6 pompa vakumi, gazmeter të lëngshëm, ene për mostrim për metode referente, sonda te ndryshme për mostrim, ene laboratorike për mostrim dhe të gjitha kemikatet për mostrim dhe analizim të pluhurit dhe gazrave ne laborator për përcaktimin e merkurit si dhe te anioneve. Po ashtu edhe shumë vegla pune për çështje teknike, pajisje për matjen e shtypjes statike dhe totale dhe shtypjes së ambientit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'