Ende pa nisur me punë, agjencia për zbatimin e ligjit për gjuhët kërkon rritjen e fondeve të këtij institucioni. Drejtori, Ylber Sela zvarritjen e procesit për kompletimin të stafit të agjencisë e arsyeton me mungesën e fondeve të mjaftueshme.
“Tani bëjmë edhe informacion për në Qeveri për gjitha projektet dhe sfidat që na dalin ne i paraqesim në Qeveri sepse këto kanë implikacine Buxhetore dhe duhet buxhet shtesë dhe normal do ketë përkrahje nga Qeveria sepse është e patjetërsueshme”, tha Ylber Sela, drejtor i Agjencisë.
Agjencia ka të përcaktuar një buxhet vjetor prej 8 milion e 425 mijë denarë, prej të cilave 6 milion për punësime të rregullta dhe 650 mijë denar për kontrata në vend. Agjencia duhet të punësoj 74 përkthyes, lektor, gjuhëtar, këshilltar shtetëror e kuadër tjetër të nevojshëm. Por ky numër mbetet i diskutueshëm ndërsa punësimet pritet të miratohen nga ministria e financave. Për nevojën e rritjes së fondit flet dhe zëvendëssekretari i qeverisë, Tahir Hani
“Unë mendoj se me rebalancin e buxhetit dhe me informatën që do të dorëzojë drejtori në procedurën qeveritare në periudhën e rebalancimit dhe duke i arsyetuar gjitha këto aktivitete që do ndërmerr agjencia mendoj se Qeveria do ndaj mjetet e mjaftueshme”, pohoi Tahir Hani, zv. sekretar i sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë.
Pavarësisht rritjes ose jo të fondeve rektori i UJL-ë, Abdylmenaxh Bexheti, tha se zbatimi i ligjit për gjuhët do të kërkoj shumë kohë për shkak të mungesës së kapaciteteve institucionale dhe burimeve njerëzore.
“Nëse na u desh një dekadë për zbatimin e një ligji shumë të cunguar të 2008-tës e deri më sot, e siç u vërtetua ne kemi akoma zbatim jo të plotë të atij Ligji, sigurisht që me intensitet shumë më të madh do na duhet një dekadë që ta zbatojmë këtë Ligj që është shumë më i avancuar se ai para rëndësi”, pohoi Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së.
Këto komente u bën në debatin e organizuar në UEJL bashkë me Sekretariatin e përgjithshëm të qeverisë në kuadër të bashkëpunimit mes agjencisë dhe katedrës së gjuhëve të UEJL-së./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova