LAJMI I FUNDIT:

Punësim i sigurt pas diplomimit në Bau Academy

Punësim i sigurt pas diplomimit në Bau Academy

Jo të gjithë të diplomuarit e shkollave dhe të universiteteve gjejnë një punë që u përgjigjet arritjeve të tyre edukative. Nxënësit e edukimit profesional, nga ana tjetër, janë të specializuar, prandaj dhe kanë më shumë shanse për punësim në krahasim me të tjerët.

Profesionet e bazuara në trajnime profesionale çojnë drejt punësimeve që kanë paga të qëndrueshme. Të diplomuarit me edukim profesional mund t’i shtojnë të ardhurat përgjatë jetës së tyre, ndryshe nga të diplomuarit në fusha të tjera, që konsiderohen si të nivele më të larta.

Kështu, edhe drejtimet profesionale në Bau Academy lidhen drejtpërsëdrejti me kërkesat e tregut vendor e ndërkombëtar, ku ka kërkesa të vazhdueshme për punëtorë të kualifikuar. Gjatë tri viteve të shkollimit profesional, programet e ofruara në Bau Academy, të përbëra nga lëndët e përgjithshme dhe specifike të praktikave të ndryshme profesionale, garantojnë një formim bashkëkohor për sa i përket kulturës universale njerëzore dhe njohurive profesionale.

Bau Academy aftëson për një profesion për të cilin ka nevojë të përhershme në tregun e punës. Këtë synim akademia e arrin duke mundësuar përcjelljen e zhvillimeve teknologjike dhe përvetësimin e aftësive specifike e të përgjithshme, si: zbatim të disiplinuar të procedurave të punës, aftësi të mira analitike, njohje të teknikave të efektshme të punës dhe të materialeve, aftësim për pranim dhe mbikëqyrje të punëve, shkathtësi organizative e udhëheqëse.

Bau Academy u ofron nxënësve mundësi inkuadrimi në shoqëri me kompetenca të plota profesionale, duke qenë se profesioni i mësuar mund ta zbatohet nga mosha 18 vjeçare, çka nënkupton pavarësim financiar në rini të hershme.

Aftësitë profesionale të mësuara në Bau Academy janë të zbatueshme pothuajse në tërë botën, çka hap mundësi të panumërta për punësim edhe në vendet e huaja.
Edukimi profesional në Bau Academy ofron punësim të qëndrueshëm, meqë nevoja për këto punë nuk përmbushet kurrë.

Apliko tani online në: http://www.bauacademy.com/apliko-tani ose eja na vizito në shkollë, çdo ditë pune për t’u njoftuar me kushtet, hapësirat dhe mundësitë e shkollimit.

artikull i sponsorizuar