Laura Mirena ka tri javë që ka filluar të punojë si shofere autobusi. Këtë punë ajo e kishte ëndërr të kamotshme, duke u bërë edhe njëra ndër femrat e para në Kosovë, që ushtron këtë profesion.
Laura Mirena nga Obiliqi, e cila tashmë është pjesë e Trafikut Urban të kryeqytetit, ka thënë se vetëm duhet të kesh vullnet dhe çdo ëndërr realizohet.
“E kam pasur gjithmonë pasion vozitjen. E kam regjistruar lejen e Kategorisë D për autobusë. Kam marrë lejen. E kam parë që Trafiku Urban po kërkon femra shofere. Jam paraqitur në Trafikun Urban. Kam aplikuar dhe kam kaluar disa teste të cilat i kam kaluar me sukses. Prishtina ka trafik shumë të dendur. Qarkullimi i mjeteve është shumë i madh. Ndoshta nuk ka hapësira sa duhet por jemi ende në fazat e zhvillimit besoj se në të ardhmen do të zhvillohet… Mirë po shkon. Kushtet i kemi të mira si në pagesa ashtu edhe në respektimin e rregullave tjera”, tha për RTV Dukagjinin, Laura Mirena.
Laura ka thënë se kishte përkrahjen e plotë të familjes, por edhe të gjithë udhëtarëve, madje ata kishin një mikpritje të madhe për të.
“Familja më ka mbështetur shumë të cilët i falënderoj. Edhe tjerët më kanë pritur mirë në këtë profesion. Në fillim janë befasuar por tashmë janë mësuar dhe më kanë pritur mirë”, tregon më tej Laura Mirena.
Ndërsa ajo nuk është e vetmja femër që është në shërbim të udhëtarëve në autobusët e Trafikut Urban. Një pjesë të madhe të ditës e kalon edhe me kolegen tjetër. Laura Xhemajli, e cila vjen nga qyteti i Gjakovës ka gjashtë muaj që praktikon profesionin e kondukteres.
Ajo ka thënë se të qenit konduktere, është një profesion shumë i mirë, sepse sipas saj je në kontakt të vazhdueshëm me njerëz të mrekullueshëm.
“Jam befasuar kur kam parë konkursin që kërkoheshin shofere dhe konduktere. Më ka pëlqyer ajo ide shumë. Ka respekt të madh ai drejtor që e ka filluar këtë ide. Pse të mos punësohen edhe femrat shofere e konduktere kur janë të zonja. Menjëherë kam shkuar dhe kam konkurruar. Jam pranuar me anë të konkursit të rregullt. Kam filluar punën. Jam shumë e kënaqur dhe shumë e bindur që gjithçka do të shkojë mirë. Nuk kam pasur ndonjë vështirësi të madhe. Ka qenë ai stresi si do të kalojë me njerëz, a do të mund të gjej një gjuhë të përbashkët me mentalitetin tonë. Jam shumë e kënaqur. Të kënaqur i kam gjetur edhe kolektivin në Trafikun Urban”, tha ndër të tjera Laura Xhemajli.
Të dy Laurat tashmë janë ndër femrat e para të cilët drejtojnë një linjë të autobusit në trafikun urban të kryeqytetit.
Ato kanë thënë se ndjehen të lumtura që ju ka dhënë mundësia për një punë të tillë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025