LAJMI I FUNDIT:

Mësohen çmimet e dëmshpërblimeve për librat e dëmtuara nga nxënësit në Maqedoni

Mësohen çmimet e dëmshpërblimeve për librat e dëmtuara nga nxënësit në Maqedoni

Sot përfundon viti shkollor për shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni dhe për këtë, njëkohësisht ka filluar edhe procesi i kthimit të librave të përdorura nga nxënësit në vitin shkollor 2018-2019. Gjithashtu, nxënësit do të marrin edhe librat për vitin shkollor 2019-2020, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sot mbaron viti shkollor në Maqedoni, tjetri vjen me ligj të ri
Lexo po ashtu Sot mbaron viti shkollor në Maqedoni, tjetri vjen me ligj të ri

Ndërkohë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni ka caktuar çmimoren për dorëzimin e librave të përdorura nëse të njejtat janë të dëmtuara tërësisht apo pjesërisht.

Çmimet dukshëm janë më të lira se vitin e kaluar, kur edhe pati kritika të ashpra nga prindërit ndaj ministrisë.


Këtë herë nëse libri i matematikës për klasën e gjashtë vlerësohet 436 denarë, nësë nxënësit të njejtin e sjellin të dëmtuar. Vitin e kaluar çmimi ishte 522 denarë.

Këto libra janë pjesë e projektit “Cambridge” që është futur në sistemin arsimor nga Qeveria e kaluar.

Çmimet e gjithë librave janë KËTU