Nëse Prishtina nuk heq taksat, në Paris do të dëgjojmë serish gjithçka që kemi dëgjuar gjatë gjithë vitit dhe atë që kemi dëgjuar në Berlin dhe Bratislavë. Kështu deklaroi sot koordinatorja e Konventës Kombëtare për BE në Serbi, Natasha Dragojloviq.
Ajo thotë se është mirë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij nga Kosova Hashim Thaçi u takuan në forumin GLOBSEC në Bratislavë dhe i treguan njëri-tjetrit se çfarë kanë, ndonëse sipas vlerësimit të saj, nuk pati asgjë të re.
“Takimi në Bratislavë, si dhe takimi në Berlin, nuk solli asgjë të re. Ishte e nevojshme të bëhej diçka më konkrete përpara takimit në Paris, por këtë herë nuk pati asgjë. Përshtypja është se Serbia është nën presion për të njohur pavarësinë e Kosovës pa ndonjë lëshim, andaj edhe zvogëlohet mbështetja për integrimin evropian, pasi duket se përparimi i përgjithshëm i Serbisë është i kushtëzuar nga kjo çështje e lartë politike. Nuk është mirë as për dialog apo për reforma të përgjithshme në Serbi”, vlerësoi Dragojloviq, raportojnë mediat.
Dragojloviq thekson se një zgjidhje kompromisi do të ishte sipas presidentit Vuçiq, në mënyrë që Serbia nuk do të humbasë gjithçka, dhe Kosova nuk do të fitojë gjithçka.
“Kjo nuk është “win-win” por “win-lose” që nuk premton qëndrueshmërinë e një zgjidhjeje të tillë sa i përket stabilitetit dhe sigurisë”, shprehet ajo.
Ajo vlerësoi se forumi GLOBSEC në Bratislavë, i cili, pas konferencës së Munihut, ishte forumi më i rëndësishëm evropian i sigurisë, tregoi se pavarësisht nga problemet kryesore në Evropë, si Brexit dhe kriza në Ukrainë, Ballkani Perëndimor vazhdon të jetë në agjendën e sigurisë së çështjeve të pazgjidhura evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës