Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, sot në Mitrovicë, është mbajtur akademi përkujtimore, me rastin e 20 vjetorit të rënies së martirëve, Hajriz Miftari, Ahmet Miftari, Lulzim Miftari, Halil Miftari dhe Besim Miftari nga fshati Koshtovë i Mitrovicës.
I pari i cili mori fjalën në këtë akademi ishte kryetari Agim Bahtiri, i cili tha se është mirë që po organizohen tubime të këtilla përkujtimore përmes të cilave kujtojmë kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë trimat tanë për çlirimin e atdheut.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Miftari, të cilët në kohë të luftës humbën anëtarët më të ngushtë të familjes. Ne sot jemi mbledhur këtu për të përkujtuar martirët e fshatit Koshtovë, të cilët dhanë jetën e tyre për të shtrenjtën liri. Falë gjakut të dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë të rënëve, por edhe falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe miqve tanë ndërkombëtarë ne sot kemi një shtet të pavarur, një liri të cilën më parë se kishim, andaj sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar për të mirën e vendit dhe për të dërguar në vend amanetin e këtyre martirëve si dhe të gjithë të rënëve”, ka thënë kryetari Bahtiri.
Në këtë akademi fjalën e mori edhe historiani, Haxha Salihu, njëkohësisht përfaqësues i fshatit Koshtovë, i cili foli për jetën dhe veprën e gjashtë martirëve të rënë për liri, duke theksuar se fshati Koshtovë ka dhënë shumë për lirinë që ne po e gëzojmë sot.
“Në këtë 20 vjetor të rrënjës së bashkëvendësve të mi të cilët janë martirët tanë, ne banorët e fshatit Koshtovë gjithmonë do të jemi krenarë me ju, për sakrificën dhe veprën tuaj që ne sot ta gëzojmë lirin. Në fshatin Koshtovë kanë dhënë jetën 17 bashkëvendës të mi, ndërkaq ka të tillë që ende nuk dihet për fatin e tyre. Nga kjo akademi ju bëjë thirrje të gjithëve që të punohet më shumë në zbardhjen e fatit të tyre”, ka thënë Salihu.
Ndërsa përfaqësuesi i familjeve për personat të pagjetur, Bajram Qerkini, ka theksuar se edhe pas 20 viteve ne ende nuk kemi arritur që ti kthejmë të gjithë trupat e të rënëve për liri.
“Sot 20 vite më parë gjashtë martirët e fshatit Koshtovë të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë që ne sot po e gëzojmë, dua të theksojë se edhe pas 20 viteve 1,620 persona janë ende të zhdukur dhe nga këtu ju bëjë thirrje organeve gjegjëse që të punojnë më shumë që të gjinden trupat e tyre” tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025