LAJMI I FUNDIT:

Fyerjet e tifozëve sfidojnë institucionet në Maqedoni (Video)

Fyerjet e tifozëve sfidojnë institucionet në Maqedoni (Video)

Qytetarët nuk janë shumë të sigurt se besimi tek njëri-tjetri është në nivelin e duhur. Disa thonë se besimi tek bashkëqytetarët e bashkësive tjera etnike dhe fetare është i lartë, e të tjerët mendojnë se besimi është tepër i ulët.

“Ne i takojmë një gjenerate ku ka qenë besimi shumë i vogël. Kështu që ma merr mendje që gjeneratat e reja për të krijuar besim për bashkëjetesë duhet të gjithë të tregojnë mirëkuptim ndaj njëri tjetrit. Duhet shteti mos jetë shteti nën për njërin dhe njerkë për tjetrin, siç ka qenë tek prindit tone apo tek gjeneratat tona”.

“Mendoj se është i vogël, një deri në 2 për qind me siguri politika e bënë të vetën. Më herët ka pasur besim më të mirë, para 20 viteve kur ka qenë Jugosllavi të njëjtit njerëz kemi qenë, kemi pasur më shumë besim”.


“Mund të jetë më mirë, unë jam nga Maqedonia lindore, por mund të jetë më mirë dhe të ketë jetesë më të mirë për të gjithë”.

Qytetarët thonë se bashkëjetesa është në të mirën e të gjithëve, ndërsa institucionet duhet të punojnë më shumë në këtë drejtim.

“Më mirë për bashkëjetesë, sepse edhe për gjuhën është mire edhe për kulturën e të gjithëve. Edhe për fëmijët edhe për të rriturit”.

“Unë jam optimiste dhe mendoj se është në nivelin e duhur. Jam optimiste për gjithçka edhe se do të jetë më mirë”.

“Institucionet duhet ti ndjekin ata që janë organizatorë, ti marrin edhe tu bëjnë padi pse jo. Duhet shteti të jetë sy hapur”, theksuan qytetarët e anketuar

Nga ana tjetër, ekspertët thonë se faktori kryesor i rritjes dhe uljes së besimit mes qytetarëve është vetë politika. Sipas Vllado Dimovskit nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike mungesa e sanksioneve ndaj atyre që përdorin gjuhën e urrejtjes është arsyeja kryesore e mosbesimit ndaj qytetarëve.

Nuk kemi pasur sanksione për gjuhën e urrejtjes tek qytetarët e thjeshtë e lëre më tek grupet e tifozëve. Nëse këto punë në kohë sanksionohen dhe në kohë merren masa të caktuara, rastet e këtilla nuk do ti ketë në Maqedoni…Në një stadium në një shesh ku ka tubime të mëdha, patjetër të ketë vlerësim të MPB-së, nëse është i rrezikut më të lartë ose të vogël, e nëse ka gjykatës në vendin e ngjarjes ta gjykojë atë që është i arrestuar në vendin e ngjarjes dhe ta dërgojë në burg, herën tjetër kjo nuk do të ndodhë.- deklaroi Vllado Dimovski, Ekspert

Qytetarët dhe ekspertë vlerësojnë se nëse shteti do të punonte më shumë në edukimin e të rinjve dhe ngritjen e mirëqenies ekonomike të qytetarëve, besimi do të ishte më i madh./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori