LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Fold mund të lansohet në treg muajin e ardhshëm, së bashku me lojën Traha

Galaxy Fold mund të lansohet në treg muajin e ardhshëm, së bashku me lojën Traha

Udhëtimi i Samsung drejt lansimit të telefonit të palosshëm ka qenë i gjatë dhe i mbushur me vështirësi deri më tani. Para se të dilte në treg, pati disa raporte sipas të cilave Fold hasi probleme funksionale, siç ishte ekrani i prishur.

Pas këtyre raportimeve, prodhuesi i telefonave të Koresë së Jugut anuloi të gjitha para-porositë për pajisjen dhe e shtyu datën zyrtare të lansimit për një kohë të paspecifikuar në të ardhmen.


Sipas Max Weinbach, një burim i paidentifikuar e njoftoi atë se Fold Galaxy mund të dalë në treg qysh në muajin e ardhshëm, në korrik të vitit 2019.

Përveç kësaj, një faqe koreane e lajmeve pohon se një punonjës i Samsung foli me një gazetar në Aeroportin Ndërkombëtar të Gimpo, Seul, duke zbuluar se Samsung Galaxy Fold ndoshta do të debutoj në korrik dhe se një konferencë për shtyp do të mbahet para se telefoni të lansohet.

Thashethemet si kjo kanë qenë në qarkullim që nga koha kur Samsung shtyu lansimin në treg të Galaxy Fold.

Vetëm muajin e kaluar, një tjetër agjenci koreane e lajmeve – Yonhap – pohoi se Samsung po testonte pajisjen me transportuesit vendas dhe planifikoi të lansonte pajisjen e palosshme në qershor.

Duke folur për Galaxy Fold, një tjetër burim pohoi së fundmi se Samsung po punon në bashkëpunim me krijuesin e lojërave koreane Nexon për të krijuar lojën e parë ekskluzive për telefonin e tyre të palosshëm.

Me sa duket, loja Traha e krijuesit Nexon do të jetë loja e parë e krijuar posaçërisht për Galaxy Fold.

Zhvilluar duke përdorur Unreal Engine 4 nga zhvilluesi indie Moai Games, Traha është një lojë telefonike MMORPG dhe tashmë është në dispozicion për shkarkim për përdoruesit e Koresë së Jugut.

Burimi sugjeron se loja mund të lansohet në të njëjtën ditë si Galaxy Fold. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori