Shoqëria civile ka kërkuar tërheqjen e Projektligjit për financimin e subjekteve politike.
Përmes një komunikate të bërë për media thuhet se Komisioni për Legjislacion, në mbledhjen e mbajtur ka refuzuar miratimin e raportit me rekomandime për Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike.
Në njoftimin e bërë nga KDI thuhet se, refuzimi nga komisioni është në përputhje me kërkesat e shoqërisë civile, e cila sipas tyre, ka vlerësuar që ky projektligj cenon frymën kushtetuese, zvogëlon mbikëqyrjen dhe kontrollin mbi financat e subjekteve politike, dhe e ulë transparencën dhe llogaridhënien e subjekteve politike ndaj publikut, transmeton Telegrafi.
Njoftimi i Institutit Demokratik të Kosovës:
“Krahas qëndrimeve të shoqërisë civile, edhe Raporti i fundit për Kosovën i Komisionit Evropian, ka ritheksuar nevojën që në Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike, të reflektohen rekomandimet e Komisionit të Venecias në mënyrë që të garantohet transparenca, llogaridhënia dhe zbatimi efektiv i mekanizmave ligjor mbi këtë çështje.
Në javët e fundit, grupi i organizatave të shoqërisë civile në takimet direkte me grupet parlamentare dhe përmes letrës së hapur i është drejtuar publikut dhe ligjvënësve me argumentet të cilat shpërfaqin mangësitë e projektligjit, ndër të tjera cenimi i pavarësisë së Zyrës për Regjistrimin e Subjekteve politike dhe mos adresimin e prioriteteve që parashihen me Agjendën për Reforma Evropiane (ERA).
Organizatat e Shoqërisë Civile e ritheksojnë kërkesën drejtuar Kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës që të tërheq Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike. Miratimi i një ligji të tillë nga Kuvendi i Kosovës do të thotë kundërshtim i të gjitha standardeve ndërkombëtare për financimin e subjekteve politike dhe vet frymës së Kushtetutës së Kosovës.#paratetonastandardettona #terhiqeniligjin”, thuhet në njoftimin e bërë nga KDI. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A