Industria e miellit në Kosovë po ballafaqohet me mungesë të madhe të rezervave të gruri që nevojiten për prodhimin e miellit. Edhe pse ky produkt aktualisht gjendet në sasi të mjaftueshme në treg, sipas shoqatës së mullisëve, gjendja paraqitet alarmante pasi që rezervat e grumbulluara nga fermerët pas korrje-shirjeve vitin e kaluar janë shpenzuar, ndërkohë që ata po e kërkojnë produktin e tyre.
Kosova ka importuar grurin në masën më të madhe nga Serbia, por që nga nëntori i vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi tarifën doganore 100 për qind për importet nga Serbia, blerja e grurit nga ky shtet ka rënë tërësisht.
Sigurimi i grurit si lëndë e parë për prodhimin e miellit nga vendet tjera të rajonit dhe të Bashkimit Evropian, ka ngritur koston, duke përfshirë këtu koston e transportit, thonë përfaqësues të shoqatës së mullisëve të Kosovës.
Kosova asnjëherë nuk ka arritur të sigurojë nevojat e popullatës me miell nga rendimentet e grurit. Ajo vazhdimisht është varur nga importi që kryesisht ka ardhur nga shteti i Serbisë.
Bashkim Zejnullahu, kryetar i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se mullisët po sigurojnë mjaftueshëm miell për të plasuar në treg, por jo edhe grurin e nevojshëm për fermerët.
“Ata të cilët janë ballafaquar më këtë fenomen janë bujqit. Ata të cilët kanë deponuar në sezonin e kaluar apo sezonin e mëhershme grurin në mullinjtë e Kosovës, aktualisht nuk kanë mundësi që të tërheqin shumat e nevojshme që ata kërkojnë. Këtu është gjendja më alarmante. Nuk është alarmante situata në treg, sepse ne furnizohemi me 50-100 tonë aq sa mund të arrijmë të sigurojmë kapacitete, e përpunojmë dhe e hedhim në treg. Mirëpo ata të cilët realisht janë më të prekurit janë buqit dhe ai grurë sot nuk është nëpër depo”, tha Zejnullahu.
Bujqit në Kosovë pas përfundimit të fushatës së korrje-shirjeve e deponojnë grurin e siguruar në depot e mullinjve dhe me vonë, sipas kërkesës, e marrin të përpunuar miell.
Mullisët thonë se grumbullimi i grurit nga fermerët e lehtëson zhvillimin e veprimtarisë së tyre. Bujqit mund të shesin apo këmbejnë grurin me disa produkte në mullinjtë e Kosovës.
Edhe përfaqësues të Shoqatës së Bujqve Prodhues të Grurit të Kosovës, konfirmojnë këto probleme me të cilat po ballafaqohen bujqit.
Pal Gjuraj, kryetar i kësaj shoqate, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se në mungesë të grurit dhe miellit nëpër mullinj, bujqit nuk kanë arritur të tërheqin sasinë e kërkuar, por sasi të limituar ose janë detyruar të tërheqin para kohe, që nënkupton periudhën menjëherë pas vendosjes së taksës.
“Është ngritur si shqetësim pasi shumica prej tyre kanë mund të marrin sasinë e limituar. Kështu që edhe sipërfaqet edhe rendimentet kanë qenë të ulëta. Mullinjtë i kanë problemet e veta, kështu që bujqit kanë hasur në këto vështirësi”, thekson Gjuraj.
Për shkak të mungesës së grurit në treg, Bashkim Zejnullahu thotë se mielli në tregun e Kosovës po hynë nga Maqedonia e Veriut, Kroacia, Hungaria dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian. Por, shqetësuese sipas tij, mbetet cilësia e grurit, duke shtuar se Kosova është duke u furnizuar me rezerva të viteve të mëhershme të grurit nga shtet tjera.
“Rezervat e grurit që janë në Maqedoninë e Veriut nuk i plotësojnë kriteret minimale për miell. Dhe mendojmë se gruri që është duke u përpunuar në mullinjtë e Maqedonisë (së Veriut) është duke hyrë në Kosovë si miell i përpunuar në Kosovë”, tha Zejnullahu
Në Kosovë në vitin 2016, janë importuar 37 milionë kilogramë miell në vlerë prej 8 milionë eurosh, kurse gjatë vitit 2017 nga shteti i Serbisë në Kosovë, kanë hyrë 22 milionë kilogramë miell, që kalon shifrën prej 4 milionë eurosh.
Qeveria e Kosovës më 6 nëntor të vitit të kaluar, fillimisht kishte vendosur taksën doganore 10 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kjo taksë doganore u ngrit në 100 për qind më 21 nëntor.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë nga Prishtina zyrtare që të pezullojë këtë taksë, në mënyrë që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri