LAJMI I FUNDIT:

US Navy pajiset me dronë nënujor, për kërkime deri në 3,350 metra thellësi (Foto)

US Navy pajiset me dronë nënujor, për kërkime deri në 3,350 metra thellësi (Foto)

Dronët nënujorë Orca që peshojnë 50 ton, që do të shfrytëzohen nga US Navy, janë ndër pajisjet më të sofistikuara të dizajnuara për forcat e marinës.

Kontrata 43 milion dollarëshe me Boeing, prasheh ndërtimin e katër dronëve të tillë, që janë pajisur me teknologji të avancuar dhe lëvizin pa pilot, në mënyrë që të kryejnë punime të ndryshme në thellësi të detit, transmeton Telegrafi.


Nëse është e nevojshme, prej këtyre nëndetëseve do të hidhen edhe torpedo, ndërsa lëvizin në 3,350 metra thellësi, për të mbledhur të dhëna të ndryshme për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.

Përpos kërkimeve dhe mbledhjes së të dhënave, dronët do të eksplodojnë edhe minat nëpër tabanin e detit, që të hapin rrugë për lëvizjen e nëndetëseve.

Ndërtimin e tyre Boeing e ka bazuar në Echo Voyager dhe Echo Ranger, vetëm se kanë strategji dhe format tjetër të sistemit të lëvizjes dhe punës.

Nga trupi i Orca, mund të dalin edhe dronë tjerë që do të shpërndahen në det, që të përfundojnë me sukses kërkimet dhe regjistrimet në të gjitha zonat.

Lëshimi në det, do të bëhet prej tokës, pasi shkaku i përmasave të mëdha, është e pamundur të lëshohen nëpër tubin e dedikuar për nëndetëset e zakonshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori