LAJMI I FUNDIT:

Fakte interesante të cilat i befasojnë edhe njerëzit më inteligjentë në botë

Fakte interesante të cilat i befasojnë edhe njerëzit më inteligjentë në botë

Ditëve të sotme, çdo njeri që ka Wi-Fi e ka botën në duart e tyre.

Falë Google dhe sajteve të ngjashme, ju mund të dini gjithçka për botën tonë, transmeton Telegrafi.

Por, në realitet, ka ende mistere të panumërta në botë të cilat mbeten të pazgjidhura.


Gjithashtu ekzistojnë edhe fakte shumë interesante për botën të cilat pak njerëz i dinë.

Më poshtë jua sjellim disa prej këtyre fakteve.

– Mesatarisht një çokollatë i përmban tetë copë të insekteve

– Ka më shumë yje në qiell sesa kokrra rëre në botë

– Njerëzit e zëvendësojnë krejtësisht lëkurën e tyre të jashtme çdo muaj

– Mushkonjat kanë vrarë më shumë njerëz sesa të gjitha luftërat në histori

– Jeni dyfish më të prirë të vriteni nga një makinë e shitjes sesa nga një peshkaqen

– Për çdo njeri në Tokë, ekzistojnë 1.6 milion milingona

– Franca ka qenë ende duke ekzekutuar njerëz me gijotinë deri në vitin 1977

– Mesatarisht, gjatë një jete njeriu e ecë ekuivalentin e 5fishit përreth ekuatorit

– Delfinët mund ta thërrasin njëri-tjetrin me emër

– Mjalta është i vetmi ushqim që nuk prishet

– Muskuli më i fortë në trupin e njeriut (në proporcion me madhësi) është gjuha

– 99% e mikrobeve që jetojnë brenda njerëzve janë të panjohura për shkencën

– Duhet ta klikoni 10 milionë herë tastin e miut të kompjuterit për ta djegur vetëm 1 kalori. /Telegrafi/