Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, është takuar me sekretarin e Ushtrisë Amerikane, Dr. Mark T. Esper, i cili qëndroi dje në Kosovë.
Ramadani në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se me Esper kanë diskutuar për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për sigurinë në Kosovë dhe rajon.
“Kosova e përkushtuar për thellimin e partneritetit me SHBA-në
Sekretari i Ushtrisë Amerikane, Dr. Mark T. Esper, qëndroi dje në Kosovë. Një takim dhe bashkëbisedim i mrekullueshëm me Sekretarin e Ushtrisë Amerikane, Dr. Mark T. Esper, të dielën, në Prishtinë. E falenderuan Sekretarin Esper për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për sigurinë në Kosovë dhe rajon, duke vlerësuar lartë kontributin e trupave ushtarake amerikane në shtetin tonë. Unë dhe Gjenerali Rama ishim të nderuar të diskutojmë me Sekretarin Esper mbi thellimin e partneritetit Kosovë-SHBA dhe formësimin e së ardhmes sonë të sigurt e të mbrojtur, objektivin tonë shtetëror e popullor drejt NATO-s dhe gatishmërinë e Kosovës për të kontribuuar krah-për-krah me trupat amerikane dhe të NATO-s kudo nëpër botë.
Takimi i zhvilluar të dielën, më 2 qershor 2019, në Rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Kosovë, z. Philip Kosnett, ishte një mundësi e mirë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në që të shkëmbejmë pikëpamjet dhe planet tona për të ardhmen në sigurinë rajonale.
Dr. Mark T. Esper është Sekretari i 23-të i Ushtrisë Amerikane, i cili në nëntor të vitit 2017 është konfirmuar nga Senati Amerikan. Si Sekretar i Ushtrisë Amerikane, Dr. Esper është përgjegjës për të gjitha çështjet që ndërlidhen me Ushtrinë Amerikane, përfshirë rekrutimin, organizimin, trajnimin, pajisjen dhe kujdesin për 1.4 milionë pjesëtarë aktiv, Gardës Nacionale, Ushtarët Rezervë, Departamentin e Civilëve të Ushtrisë, dhe familjet e tyre”, ka shkruar në Facebook, Ramadani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Kur nga BDI përmendin klinikat ku s’ka asnjë shqiptar, të përmendin edhe klinikat ku ka më shumë shqiptarë sesa që ka pasur
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Haradinaj: Kosova nuk mund të përparojë pa miq, NATO është çelësi i sigurisë dhe përparimit
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës