LAJMI I FUNDIT:

Dita e fëmijëve shënohet edhe në Skenderaj

Dita e fëmijëve shënohet edhe në Skenderaj

Me pjesëmarrje të fëmijëve të moshave të ndryshme dhe me buzëqeshjen e tyre të lezetshme, është shënuar 1 Qershori dhe në Skenderaj, ku është shfaqur një program artistik, me këngë, valle e recitime.

Këtë e ka bërë të ditur, përmes një shkrimi në Facebook, kreu i Skenderajt, Bekim Jashari.


“Ditën e Fëmijëve, që këta të fundit arsyeshëm kërkojnë çdo ditë vëmendjen tonë, për një jetë pa brenga, mundësi të barabarta, gjithëpërfshirje dhe kushte më të mira në çdo aspekt të jetës, kemi pritur me shumë kënaqësi një grup fëmijësh në Kuvendin Komunal, për të parë nga afër funksionimin e organeve komunale.

Dhe pa politikë por me sinqeritet të lartë kemi bashkëbiseduar shumë hapur për shumë çështje që u takojnë atyre, kryesisht për objekte shkollore, salla të sporteve, hapësira gjelbëruese dhe parqe ku ata mund të kalojnë kohën e lirë.

Ndërkaq, në Sheshin “Adem Jashari”, me pjesëmarrje të fëmijëve të moshave të ndryshme dhe me buzëqeshjen e tyre të lezetshme, e kemi shënuar 1 Qershorin edhe me një program artistik, me këngë, valle e recitime. Urime të gjithë fëmijëve të Skenderajt e të Kosovës, 1 Qershori”, ka Jashari në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori