LAJMI I FUNDIT:

Në Ditën e Fëmijëve, Haradinaj bashkëbisedon me nxënësit e shkollës “Faik Konica”

Në Ditën e Fëmijëve, Haradinaj bashkëbisedon me nxënësit e shkollës “Faik Konica”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve ka qenë në një orë mësimore me nxënësit e Shkollës Fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Nxënësit patën pyetje për rrugëtimin historik të shtetit, shtetndërtimin, dhe të ardhmen e vendit.


Kryeministri Haradinaj i është përgjigjur të gjithave duke thënë se edhe Kosova, ashtu si ata, ka detyra shtëpie të cilat duhet t’i kryejë në mënyrë që të vazhdojë e sigurte në rrugën evropiane të saj.

Shefi i ekzekutivit kosovar ka ftuar nxënësit që të mësojnë dhe të vijojnë procesin e nxënies së dijes çdo ditë, pasi gjërat do të ndryshojnë në të ardhmen dhe do të ketë punë për të gjithë të diplomuarit.

“Të angazhohemi bashkë në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve pa dallim, dhe Kosovën do ta bëjmë vendin e mundësive të mëdha ku fëmijët do të realizojnë ëndrrat e tyre, dhe nga Kosova të arrijnë majat e suksesit”, deklaroi Haradinaj./Telegrafi/