Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji 31 të arrestuarve gjatë aksionit policor të zhvilluar dy ditë më parë në veri të vendit dhe në disa pjesë tjera të Kosovës.
Të arrestuarit mbanë në paraburgim nën dyshimin së kanë kryer vepra penale, si: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit, shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore dhe tregtia e ndaluar.
Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore:
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.V-B, V.D, I.U, për shkak të veprave penale, Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprat penale, Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1, 2.2 dhe 2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Marrja e Ryshfetit nga neni 429 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kundër të pandehurve I.J, A.I, F.I, B.U, N.J, XH.J, A.J, M.J, N.B, J.M dhe S.I për shkak të veprave penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizua nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprat penale Tregtia e ndaluar nga neni 305/2 tà « KPRK-së, Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore nga neni 318/1 të KPRK-së, kundër të pandehurve A.M, A.P, A.H, B.N, B.T, B.L, B.M, B.M, D. S, J.D, K.S, M.M, O.K, R.M, R.K, Z.B dhe Z.S, për shkak të veprës penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprat penale Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1, 2.2 dhe 2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Marrja e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe tridhjetë e një të pandehurve u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.
Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.2. të KPRK-së, ngase ekzistojnë rrethana se të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë, po ashtu ekziston rreziku se të pandehurit po të gjenden në liri mund të fshehin provat e veprës penale, mund të falsifikojnë ndonjë provë që të shërbej si alibi për të pandehurit, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale. Gjithashtu gjykata ka konstatuar se është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par 1 nën par 2.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së
Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite