LAJMI I FUNDIT:

Është një nga punët më të rrezikshme në botë, për këtë paguhen shumë – njihuni me udhërrëfyesit e alpinistëve (Foto/Video)

Është një nga punët më të rrezikshme në botë, për këtë paguhen shumë – njihuni me udhërrëfyesit e alpinistëve (Foto/Video)

Çdo vit, më shumë se 700 alpinistë të guximshëm marrin rrugën për në malin Everest. E vetëm sivjet rreth 381 persona kanë marrë leje që të ngjiten në maje të Everestit, duke bërë kështu që të thyhet rekordi sa i përket numrit të vizitorëve.

Por, për të realizuar këtë ëndërr të kamotshme të alpinistëve, për këtë përkujdesen udhërrëfyesit që për çdo të papritur ata kanë përgjigje dhe ndoshta edhe kjo është arsyeja, pse paguhen mirë për një detyrë të tillë që kërkon përgjegjësi të madhe, transmeton Telegrafi.


Shumica e ekspeditave që organizohen, angazhojnë udhërrëfyes privat dhe ata zakonisht i paguajnë nga 60 deri në 65 mijë dollarë. Me këtë nënkuptohet udhërrëfyes dhe asistent të tij i cili përkujdeset për transportimin e gjësendeve të alpinistëve, me qëllim që ta kenë më të lehtë ngjitjen. Por aventura të tilla, çmimet shkojnë nga 100 mijë dollarë e me raste edhe më shumë.

Kompania Seven Summit Treks në ofertën e saj ka paketën VVIP Mont Everest, me një çmim prej 130 mijë dollarë për person. Në paketë përfshihen darka, qëndrimi në hotelin me pesë yje në Katmandu, ushqim pa kufij, dush dhe tenda me tualet në kampin nga ku nisen për Everest. Aty përmendet edhe kafeja dhe çaji si dhe përdorimi i aeroplanit privat dhe fotograf privat, që përkujdeset që udhëtimi i një alpinisti të dokumentohet me foto.

Megjithatë në paketë nuk përfshihen udhëtimet ndërkombëtare për në Nepal, pajisjet e nevojshme për anëtarët e ekipit. E që i gjithë ky udhëtim të jetë më i lirë, çdo alpinist mund të angazhoj banorë lokal në Nepal të kualifikuar për ngjitje të tilla, që mund të kushtojë jo më shtrenjtë sesa 35 mijë dollarë.

Dhe përkundër rreziqeve të shumta gjatë ngjitjes, numri i të interesuarve për një aventurë të tillë është çdo herë e më i madh. Kujtojmë se gjatë javës së kaluar 11 alpinistë kanë humbur jetën në malin Everest, për shkak të një tollovie që ishte krijuar nga numri i madh i alpinistëve. Shumica prej tyre kishin mbetur pa oksigjen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Kalo në kategori