LAJMI I FUNDIT:

Taksi fluturues që lëvizë me hidrogjen me shpejtësi prej 193 km/h, mund të shërbej për transportim mallrash, pacientëve dhe pasagjerëve (Foto/Video)

Taksi fluturues që lëvizë me hidrogjen me shpejtësi prej 193 km/h, mund të shërbej për transportim mallrash, pacientëve dhe pasagjerëve (Foto/Video)

Fluturaket që lëvizin me hidrogjen mund të jenë e ardhmja e asaj që një kompani amerikane po i quan taksitë fluturues.

Bëhet fjalë për fluturaken më gjashtë helika me madhësi të një droni të zakonshëm, kurse brenda kabinës janë pesë ulëse për pasagjerët, transmeton Telegrafi.


Modeli për transportimin e pasagjerëve e njohur si Skai është prezantuar këto ditë në Los Angeles, por ajo mund të përdoret edhe si transportues të mallrave apo të pacientëve të sëmurë që kanë nevojë urgjentisht të transferohen në spitale tjera.

Sikurse dronët, kjo fluturake  e njohur si taksi fluturues vepër e kompanisë “Alaka’i Technologies, zbret dhe ngritet në ajër vertikalisht dhe ka një rreze veprimi prej 644 kilometra dhe kapacitete të transportoj deri në 450 kilogramë. E sa i përket udhëtimit mund të fluturojë me shpejtësi prej 193 kilometra në orë.

Sipas prodhuesit do të nevojiten 10 vite që një flotë e taksive të tilla fluturuese të jenë operacionale, por shpresojnë se me ekipet emergjente që i kanë në dispozicion mund t’ia arrijnë që t’i prodhojnë në një afat më të shkurtër kohor. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Fun
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Meteori ndriçon qiellin mbi Portugali, dëshmitarët publikojnë video të ndryshme

Meteori ndriçon qiellin mbi Portugali, dëshmitarët publikojnë video të ndryshme

Interesante
Mundësi i njohur ngre me një dorë gruan më të vogël në botë, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Mundësi i njohur ngre me një dorë gruan më të vogël në botë, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Interesante
Përsëri dështon përpjekja e Teksasit për të mbledhur numrin më të madh të njerëzve me të njëjtin emër

Përsëri dështon përpjekja e Teksasit për të mbledhur numrin më të madh të njerëzve me të njëjtin emër

Interesante
Kalo në kategori