LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria me mot të ndryshueshëm

Shqipëria me mot të ndryshueshëm

Moti për të enjten në Shqipëri parashikohet të jetë me alternime, kthjellime dhe vranësirash mesatare të dendura, kryesisht përgjatë relieve malore në qarqet e veriut dhe të qendrës.

Sipas meteoalb, masa ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit dhe në vendin tonë. Për pasojë: kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominojnë në orët e para të ditës. Mesdita do sjell zhvillim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Por pasditja dhe nata mbeten me kthjellime në zonën e ulët dhe bregdet por vranësira të shpeshta në zonën malore. Era do të fryejë me shpejtësi deri 30 km/ h, nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8 gradë C deri në 25-26 gradë C.

Kurse të premten Shqipëria do të ketë mot kryesisht i kthjellët dominon ultërsirën perëndimore, por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat malore dhe kryesisht në Verilindje dhe Lindje të vendit gjatë paradites duke gjeneruar shira të izoluar. Pasditja mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare për ultërsirën perëndimore por vranësira të dukshme në zonat juglindore. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten me të paktën 2 gradë në mesditë duke u luhatur nga 8-9 gradë C mëngjesi në mbi 27 gradë C në mesdita në rang territori. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Shëndetësi
Arrestohet një qytetar i Kosovës në Merdar, Serbia pretendon se ishte pjesëtar i UÇK-së

Arrestohet një qytetar i Kosovës në Merdar, Serbia pretendon se ishte pjesëtar i UÇK-së

Lajme
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
Kalo në kategori