LAJMI I FUNDIT:

Laptopët HP Envy do të kenë edhe një pjesë nga druri (Foto)

Laptopët HP Envy do të kenë edhe një pjesë nga druri (Foto)

Të interesuarit për laptopë me materiale të shtrenjta, të kërkojnë ofertat e fundit të HP, që ka krijuar për Envy të ri.

Kompania mundëson që brend laptopëve të ketë edhe një pjesë nga druri, qu au bën pamjen shumë më interesante, transmeton Telegrafi.


Kjo vjen pasi mbuloi me shtresë lëkure HP Spectre Folio, që ishte një krijim shumë i pëlqyeshëm në treg. Shtesa mund të porositet për Envy 13, Envy x360 13, Envy x360 15 dhe Envy 17, në nuansa të errëta apo të bardha.

Në brendi, e kanë të njëjtin procesor Intel Core dhe gjeneratën e dytë të AMD Ryzen. Opsioni që ende nuk ka ndonjë çmim, mund të prorositet tani, ndërsa lansohet kur HP t’i lansojë këta laptopë gjatë vjeshtës.

Ky dru që e mbulon pjesën e brendshme, nuk shihet edhe kur laptopi është i mbyllur, por vetëm kur është i hapur dhe duke u punuar në të. /Telegrafi/