LAJMI I FUNDIT:

Disa punëtorë të Snapchat kanë keqpërdorur pozitën për të përgjuar përdoruesit e shërbimit

Disa punëtorë të Snapchat kanë keqpërdorur pozitën për të përgjuar përdoruesit e shërbimit

Problemi me shërbimet online është se të dhënat tuaja janë në mëshirën e kompanisë që kontrollon shërbimin.

Shumë prej nesh supozojmë se ekzistojnë masa mbrojtëse për të parandaluar qasjen në të dhënat tona personale, por për fat të keq, kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Në një raport nga Motherboard, është gjetur se disa punonjës të Snapchat kishin keqpërdorur pozitën e tyre për të spiunuar përdoruesit.


Raporti, i cili citon ish-punonjësit si burimet e tyre, pretendon se disa punonjës të Snapchat abuzuan qasjen e tyre disa vjet më parë.

Sipas tyre, Snapchat ka disa mjete të brendshme që lejojnë punonjësit të kenë qasje në informacionin e përdoruesit, si vendndodhja e tyre, Snaps të ruajtura dhe informacione të tjera personale. 

Një nga mjetet, i quajtur SnapLion, është zhvilluar në mënyrë që Snap të ketë qasje në informacionin e përdoruesit nëse ka ndonjëherë një kërkesë nga organet e ligjit, transmeton Telegrafi.

Kjo ka kuptim pasi jemi të sigurt se shumë kompani të tjera kanë metoda të tilla për të hyrë në informacionin e përdoruesit për raste të tilla, por në këtë rast, raporti pohon se disa punonjës e kanë keqpërdorur atë.

Në një deklaratë të dhënë në Motherboard, Snap tha, “Mbrojtja e privatësisë është shumë e rëndësishme në Snap. Mbajmë shumë pak të dhëna të përdoruesve dhe ne kemi politika dhe kontrolle të forta për të kufizuar qasjen e brendshme në të dhënat që kemi. Qasja e paautorizuar e çfarëdo lloji është një shkelje e qartë e standardeve të kompanisë dhe nëse zbulohet, rezulton në përfundimin të menjëhershëm të praktikës”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Startupi italian zhvillon një pajisje inteligjente që e kthen telefonin tuaj në një instrument muzikor

Startupi italian zhvillon një pajisje inteligjente që e kthen telefonin tuaj në një instrument muzikor

Teknologji
Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube

Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube

Këshilla Teknologjike
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?

Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?

Teknologji
Spotify nënshkruan një marrëveshje të re për të zgjeruar ofertën e librave audio

Spotify nënshkruan një marrëveshje të re për të zgjeruar ofertën e librave audio

Teknologji
Njihuni me Phoenix, robotin me përmasa të njeriut që do të mund të kryej të gjitha punët e shtëpisë

Njihuni me Phoenix, robotin me përmasa të njeriut që do të mund të kryej të gjitha punët e shtëpisë

Teknologji
Kalo në kategori