LAJMI I FUNDIT:

FBK në përgatitje të Kampionatit Evropian ‘FIBA U-20’, Divizioni B – Femrat

FBK në përgatitje të Kampionatit Evropian ‘FIBA U-20’, Divizioni B – Femrat

Federata e Basketbollit të Kosovës është në vlugun e përgatitjeve për organizimin e FIBA U-20 Kampionatit Evropian, Divizioni B – Femrat, i cili do të mbahet prej 3 deri më 11 gusht 2019 në Prishtinë.

Mu për këtë arsye Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur të investoj në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, në të cilën është duke i rregulluar zhveshtoret, pasi në palestër aktualisht janë vetëm dy zhveshtore, derisa me kritere të FIBA-s kërkohen katër zhveshtore për ekipet, si dhe dy shtesë për personat zyrtar të FIBA-s.


Krahas këtij investimi, FBK për këtë palestër i ka porositur koshat e ri, që kërkohen me kritere të FIBA-s, derisa do të investoj edhe në semaforin aktual – thuhet në njoftimin e Federatës.

Dhe gjithë këto investime Federata e Basketbollit të Kosovës është duke i bërë në mënyrë që FBK, por edhe Kosova si shtet të ketë prezantim sa më të mirë në organizim të një gare të nivelit kaq të lartë siç është FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizioni B – Femrat.

Sigurisht se për të arritur këtë Federata e Basketbollit të Kosovës ka nevojë për përkrahjen e të gjithëve, institucioneve lokale, dhe atyre qendrore, si dhe sponsorëve e donatorëve të ndryshëm.

Tashmë Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës (MKRS) e ka mbështetur fuqishëm FBK-në në organizimin e këtij evenimenti, dhe një gjë e tillë pritet edhe nga Komuna e Prishtinës.

Krahas Kosovës në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B-Femrat do të marrin pjesë edhe 12 shtete të tjera: Izraeli, Danimarka, Finlanda, Britania e Madhe, Kroacia, Turqia, Greqia, Ukraina, Bullgaria, Rumania, Irlanda dhe Islanda.

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori