LAJMI I FUNDIT:

Agjencia për gjuhët do më shumë buxhet, pritet pëlqim i Ministrisë së Financave për konkursin (Video)

Agjencia për gjuhët do më shumë buxhet, pritet pëlqim i Ministrisë së Financave për konkursin (Video)

Agjencia për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve së shpejti do të shpallë konkurs për punësime në agjenci. Drejtori i këtij institucioni Ylber Sela tha se pret pëlqimin e Ministrisë së Financave për të shpallur konkursin për ekipimin e këtij organi i cili duhet të përbëhet nga gjithsej 74 persona. Ndër prioritet e para të Agjencisë do të jetë përgatitja e një udhëzuesi dhe udhërrëfyesi që do të ndihmojë institucionet dhe nëpunësit administrativ se si të zbatojnë në mënyre të drejtë ligjin.

“Duhet të përgatisim një udhëzues dhe një udhërrëfyes. Udhëzuesi do të jetë se si do të zbatohet gjuha shqipe nëpër institucione dhe udhërrëfyesi duhet të jetë për nëpunësit administrativ të cilët po ashtu duhet të shohin se si duhet ta zbatojnë gjuhën shqipe”, deklaroi Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për Gjuhët.


Agjencia veç më ka filluar të përballet me sfidat, tha Sela. Ai shtoi se problem është buxheti i ulët që është ndarë për këtë organ. Ai pret që me ribalansin e buxhetit, të trefishohet, që të mund të bëhën projekte konkrete.

“Vështirësitë veç më i shohim, duhet të rritet buxheti. Nga ana tjetër sfidat janë që poashtu institucionet duhet të bashkëpunojnë. Jo të gjithë institucionet kanë atë vullnetin e mirë, disa kanë disa jo dhe këtë e shohim edhe me vendosjen e tabelave”, potencoi drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për Gjuhët, Ylber Sela.

Është shumë e rëndësishme që të krijohet sa më shpejt edhe Inspektorati për mbikëqyrjen dhe zbatimin e Ligjit të gjuhëve sepse edhe gabimet që bëhen nëpër tabela duhet të sanksionohen nga Inspektorati. Sela tha se dje ka shpalosur disa projekte fillestare të Agjencisë, në të cilin thotë që është e nevojshëm softueri për përkthim që do të lehtësoje dhe përshpejtojë punën e kësaj agjencie, eksperiencat nga ekspertë nga vendet që tashmë zbatojnë dygjuhësi, trajnimi i përkthyesve dhe lektorëve, e kështu me radhë./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori