LAJMI I FUNDIT:

Aktivistët kritikojnë Qeverinë për planin e zhvillimit të Kodrës së Diellit (Video)

Aktivistët kritikojnë Qeverinë për planin e zhvillimit të Kodrës së Diellit (Video)

Asnjë punim nuk ka filluar për zhvillimin e qendrës për skijim, thonë nga iniciativa “ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, pasi që dje zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev, tha se po punohet për një studim të fizibilitetit për Kodrën e Diellit në të cilën do të prezantohen mundësitë teknike, analiza financiare, juridike, që pastaj të dalë në shitje, njofton “Telma”.

“Pothuajse gjysmë viti thuhet se po punohet për fizibilitetin, ndërsa nga Agjencia e angazhuar për kryerjen e studimit ka informata se atyre nuk u është dhënë ndonjë udhëzim nga qeveria për të filluar punët”, thonë nga iniciativa.

Nga atje thonë se asnjë investitor nuk do të donte të investonte në qendër nëse nuk ka infrastrukturë të nevojshme për t’u siguruar nga qeveria. Kodra e Diellit tani gjendet në gjendje të shkatërruar, duhet të krijohen kushtet themelore për zhvillimin e saj, prioritet urgjent i qeverisë duhet të jetë ndërtimi i teleferikut Tetovë – Kodra e Diellit.


Kodra e Diellit për një periudhë të gjatë po përballet me sezone të këqija turistike. Qeveria e kaluar premtoi miliona investime, ndërsa kjo qeveri e tanishme paralajmëron shitjen e saj tek ndonjë kompani e huaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Kalo në kategori