Është lansuar sot Shoqata e Inovacionit Financiar e Kosovës (SHIFK), nga institucione financiare jo-bankare misioni i të cilës është krijimi praktikave të besueshme dhe të përgjegjshme të kësaj industrie.
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Inovacionit Financiar të Kosovës, Venhar Hana tha se iniciativa për themelim të kësaj shoqate ka ardhur nga nevoja për ngritje të të gjithë akterëve në tregun e institucioneve jo bankare me qëllim të nxirren të pah sfidat dhe problematikat me të cilat ata ballafaqohen si biznese.
Hana tha se përmes kësaj shoqate do krijohet mundësi për zbatim më të mirë të praktikave në këtë lloj biznesi, si dhe do mbrohet më shumë konsumatori.
“Shoqata duhet të konsiderohet si një iniciativë vetërregulluese e cila duhet të rrit transparencën për publikun, për klientët po ashtu edhe për implementimin e institucioneve financiare dhe produktet të cilat institucionet jo bankare i ofrojnë aktualisht dhe të cilat do zhvillohen në vitet në vijim duke marr parasysh trendet e zhvillimit të teknologjisë dhe industrisë. Kreditë e lëshuara nga institucionet financiare jo bankare por edhe të gjitha produktet tjera të institucioneve jo bankare financiare janë duke u plasuar në mënyrë të shpejt përmes teknologjisë…Duhet të dakordohen për zbatimin e praktikave të mira të zhvillimit të biznesit dhe duke mundësuar mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve”, u shpreh Hana.
Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli tha se themelimi i kësaj shoqate krijon një pikë të vetme kontakti për zhvillimin e më tejmë të industrisë bankare.
Havolli ka shfaqur shqetësimet e BQK-së lidhur me koston e operimit të disa institucioneve jo bankare në tregun kosovar, për të cilat tha se do ketë pasoja.
“ Jemi të shqetësuar me koston e operimit të disa prej institucioneve jo bankare në tregun e Kosovës dhe jemi duke i shqyrtuar në mënyrë jashtëzakonisht serioze të gjitha këto në raport me planet e bizneseve dhe përmes të cilave këta operator janë të licencuar në tregun e Kosovës, dhe për ne si rregullator dorëzimi i një plani të biznesit dhe licencimi në bazë të tij është njëri prej kritereve kyçe dhe mos respektimi i këtyre plagëve të bizneseve gjithsesi që do ketë pasojat e tyre….Jemi për zhvillim të shpejt të produkteve financiare por jo me çdo kosto financiare, sepse koston përfundimisht e bartin qytetarët e Kosovës dhe Banka Qendrore e ka në mandatin e saj ruajtjen e stabilitetit financiar dhe ruajtjen e mirëqenies së përgjithshme në kontekst të produkteve financiare”, tha Havolli.
Drejtori ekzekutiv i Monego, Egzon Halili tha se themelimi i kësaj shoqate rrit bashkëpunim më të madh të institucioneve financiare jo bankare për zhvillim të këtij sektori.
Anëtarët e Shoqatës së Inovacionit Financiar të Kosovës krejt në fund kanë nënshkruar kodin e etikës me qëllim të praktikave të mira në biznesin financiar dhe kujdesin e duhur të klientëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova