LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Në çerekun e parë gazifikimi është realizuar me 26.7 përqind

Sugareski: Në çerekun e parë gazifikimi është realizuar me 26.7 përqind

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, thotë se në pjesën e gazifikimit në shtet, për momentin po punohet shumë, ndërsa sipas tij, realizimi i mjeteve deri tani është 26.7 përqind.

Ai demantoi informacionet se realizimi i projektit të ndërtimit të gazsjellësit në shtet është ndërprerë, duke shtuar se vetëm në çerekun e parë të këtij viti janë investuar aq mjete, sa janë harxhuar në gjatë gjithë vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në pjesën e sistemit të gazifikimit në shtet, për momentin po punohet më së shumti, ndërsa realizimi i mjeteve deri tani është 26.7 përqind. Kaq janë investuar vitin e kaluar dhe theksoj se realizimi i investimeve kapitale për gazifikimin do të bëhet 100 përqind, e ndoshta do të duhen mjete tjera përmes rebalancit të buxhetit”, tha Sugareski.


Ai theksoi se janë kah fundi negociatat për shfrytëzimin e mjeteve që kanë qenë të dedikuara për ndërtimin e aeroportit të Shtipit.

“Po punohet për aneks marrëveshje me kompaninë turke TAV, me qëllim që mjetet që janë të dedikuara për aeroportin në Shtip, të ridedikohen për ndërtimin e ujësjellësit dhe rrjetit të kanalizimeve”, theksoi Sugareski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori