LAJMI I FUNDIT:

Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë sqarim nga Veseli për përmendjen e emrit të tij nga të akuzuarit për fajde

Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë sqarim nga Veseli për përmendjen e emrit të tij nga të akuzuarit për fajde

Organizatat e Shoqërisë Civile përmes një njoftimi për media kanë reaguar lidhur me përmendjen e emrit të kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli nga disa të akuzuar për fajde.

Në njoftimin për media, këto organizata kanë kërkuar nga Veseli që të jetë transparent dhe të qartësojë para qytetarëve këtë gjë.
“Me datën 20 Maj, disa media shfaqën një video ku mund të dëgjohet se si disa të akuzuar për fajde përmendin emrin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Në anën tjetër, nuk kishte asnjë reagim institucional, që do të qartësonte para qytetarëve arsyen dhe kontekstin e përmendjes së Kryetarit të Kuvendit në atë ambient. Nuk është hera e parë që mediat kosovare raportojnë për raste të ngjashme për udhëheqës dhe përfaqësues institucionalë, të cilat pastaj përcillen me mungesë totale të llogaridhënies”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre transparenca dhe llogaridhënia para qytetarëve janë tipare të domosdoshme për demokraci të zhvilluara.


“Organizatat e shoqërisë civile janë të angazhuara që standarde të këtilla të instalohen dhe aplikohen edhe në Kosovë. Në mënyrë që demokracia kosovare, edhe ashtu e dëmtuar nga keqmenaxhimi disavjeçar i institucioneve publike të mos degradohet tutje, nuk duhet lejuar që heshtja institucionale karshi fenomeneve të tilla të shndërrohet në praktikë dhe normalitet. Për më tepër, lufta kundër krimit të organizuar është deklaruar si prioritet i Qeverisë së Kosovës. Duke kaluar në heshtje, përmendja e krerëve institucionalë në rrethana të këtilla shkon vetëm sa shkon në të kundërt të kësaj përpjekjeje”, thekson njoftimi.

Në këtë njoftim organizatat e shoqërisë civile i bëjnë thirrje krerëve të institucioneve, në këtë rast Kreut të Kuvendit, që në pajtim me përgjegjësinë që mbart mbajtja e postit publik, të japë llogari dhe të qartësojë para qytetarëve një përfshirje të tillë.

Ky reagim përkrahet nga:
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
FOL
Community Development Fund (CDF)
YIHR KS
TOKA
Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK)
Qendra për Politika dhe Avokim (QPA)
KONSUMATORI
Ëomen’s Business Association (SHE-ERA)
ROMA IN ACTION
Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS)
Unioni i Punëtoreve Social të Kosovës
Global Shapers Community Kosova
Ndërto të Ardhmen
VISION 02
SËOK –Kosovo
Programi për të Drejtat Civile në Kosove (CRP/K)
Rrjeti i Radiove për të Drejtat e Njeriut – RDN
Youth Center
Shoqata e Intelektualëve të Pavarur
ZANA
Bliri
Gruaja Hyjnore/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori