Internistja dhe endokrinologia Venera Berisha-Muharremi këtë javë në emisionin “Shnosh e Mirë” në RTV Dukagjini, ka dhënë këshilla se si të trajtohet hipotiroidizmi.
Doktoresha tregon se pas sëmundjes së sheqerit, në Kosovë të shpeshta janë edhe rastet kur njerëzit janë të prekur nga gjëndra tiroide.
“Gjëndra tiroide është një organ i vogël por me funksion shumë të rëndësishëm që gjendet në 1/3 e pjesës së poshtme dhe të parme të qafës. Prodhon hormonet që lirohen në gjak të cilat kontrollojnë dhe rregullojnë metabolizmin e të gjitha qelizave të trupit”.
“…Mosfunksionimi i saj ndikon në ngadalësimin apo përshpejtimin e metabolizmit të çdo qelize të trupit. Në rastet kur gjëndra ka funksion të pamjaftueshëm do të kemi çrregullime të nivelit të energjisë dhe shpenzimit të kalorive”, tregon më tej endokrinologia Venera, përcjell Telegrafi.
Berisha-Muharremi tregon se ka probleme të shumta me gjëndrat tiroide por dy janë më të përhapura janë hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi.
“Hipotiroidizmi është gjendje kur niveli i hormoneve të gjëndrës tiroide është i ulët në organizëm dhe zakonisht lajmërohet për shkak se gjëndra nuk prodhon mjaftueshëm hormonet e saj. Hipotiroidizmi është mjaft i shpeshtë dhe nuk kursen asnjërën gjini e asnjë moshë, por është më i shpeshtë te gratë e moshave të shtyra”.
Endokrinologia tregon se nga sëmundja e Hipotiroidizmit janë më të rrezikuar personat që janë të prekur nga ndonjë sëmundje tjetër auto imune.
“Është sëmundje që sistemi jonë autoimunitar nuk e njeh gjëndrën tiroide si të vetën. Pra gabimisht krijon antitrupa që sulmon gjëndrën e organizmit tonë…Mund të shkaktohet edhe pas operimit të gjëndrës tiroide. Mund ta shkaktohet edhe pas rrezatimit, pas përdorimit të medikamenteve…”.
Doktoresha thotë se studimet tregojnë personat që mbajnë peshën nën kontroll, ushqehen shëndetshëm, menagjojnë stresin, bëjnë gjumë të mirë, ulin rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje.
“Personave që u paraqitet kjo sëmundje ndiejnë vazhdimisht lodhje, kanë depresion, tharje të lëkurës dhe flokëve, çrregullime menstruale dhe infertilitet, ndjejnë të ftohtë edhe kur temperaturat nuk janë të ulëta, dhimbje të muskujve, ftohje shumë të shpeshta”.
Ajo thotë se këto simptoma paraqiten edhe te personat që kanë sëmundje të tjera, prandaj sipas saj është e nevojshme që në mënyrë rutinore të bëhen testet hormonale të gjëndrës tiroide.
“Rekomandohet që personat e prekur nga kjo sëmundje të konsumojnë peshkun e egër si salmoni që kanë sasi të mëdha të omega 3. Të konsumohet edhe vaji i kokosit, vaji i farave të lirit, leshteriku. Të sigurohemi që marrim vazhdimisht pro biotikë, sasi të mjaftueshme të fibrave dhe pemë e perime dhe rekomandohen supat e eshtrave”.
Doktoreshë Venera thotë se duhet pasur kujdes me disa ushqime që ndikojnë të sintetizimi i hormoneve të gjëndrave tiroide.
“Brokoli, lakra jeshile, lulelakra, soja nuk rekomandohen të merren të freskëta. Edhe nëse merren në sasi të vogla duhet të zihen 30 minuta që të eliminohet ata faktorë që ndikojnë në sintezën e gjëndrës tiroide që edhe ashtu janë të mangët”.
Ajo thotë se personat e prekur nga kjo sëmundje janë të ndjeshëm ndaj glutenit dhe ata persona duhet ta evitojnë këtë përbërës që gjendet edhe në ushqimet industriale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk urinoni pas marrëdhënies intime? Simptomat zbulojnë infeksione
Embolia pulmonare është një pasojë më e madhe e vdekjes sesa ataku në zemër: Simptomat kryesore shihen në këmbë
Cilat ushqime kanë më shumë vitaminë C? Është e rëndësishme të mos e teproni, kjo është doza e lejuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak